Japonia kërkon të ndihmojë nxënësit LGBTI
Ministria Japoneze e Arsimit ka lëshuar një dokument nëpër shkolla dhe tek bordi i arsimit ku i kërkon institucioneve arsimore ti kushtojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje studentëve LGBTI.
Media lokale raporton se studentët LGBTI abuzohen dhe ngacmohen shpesh në kampuset e universiteteve japoneze, ndërsa ekspertët dhe shkollarët i rekomandojnë shkollat ti japin zgjidhje efektive të menjëhershme për të parandaluar vetëvrasjet.
Por masat aktuale janë të kufizuara me ligjet për “çrregullim homoseksual.”
Dokumenti vuri në dukje se studentët me ‘çrregullim homoseksual’ zakonisht kishin vetëbesim të ulët dhe gjithmonë përpiqeshin të fshihnin orientimin e tyre seksual, që gjithashtu bëhet një barrë e rëndë mendore. Prandaj, mësuesit duhet të dëgjojnë me vëmendje shqetësimet dhe ankthet e këtyre studentëve, thuhej aty.
Masa mbështetëse specifike do të përfshihen në planin vjetor për edukimin mbi të drejtat e njeriut. Aty do të përfshihen: të paraqesin këtë lëndë në trajnimet e shkollës dhe takimet e stafit, dhe të mos kryejnë hetime të njëanshme ose të bëjnë gjykime negative, dhe të japin paralajmërime në rastet kur prindërit nuk e dinë ose nuk e pranojnë seksualitetin e fëmijës së tyre.
Ministria e Arsimit tha se dokumenti ishte vetëm për referencë dhe se masa të veçanta do të mund të hartohen në bazë të situatës në çdo shkollë.
Marrë nga: www.gaystarnews.com