Janë thjesht të mrekullueshëm
Posted On 06/07/2015
0
Klikoni mbi foto për të lexuar shpjegimin.
- Prodhuesi i filmave për të rritur, aktori Buck është një ikonë në komunitetit LGBT. Ai jetoi për vite si një modele profesioniste femër kur nuk ishte i kënaqur me identitetin e tij. Ai mori çmimin AVN 2007 si interpretuesi Transgjinor i vitit. Në fëmijëri sjellja e tij tipike gjinore ndonjëherë nuk pranohej në shtëpi.
- Balian Buschbaum lindi në vitin 1980 si Yvonne Buschbaum, dhe është një ish atlet gjerman i hedhjes së larti. Edhe pse ai ishte hedhësi i dytë më i mirë femër në Gjermani, në vitin 2007 Buschbaum njoftoi tërheqjen e tij për shkak të një lëndimi të vazhdueshëm. Ai gjithashtu shprehu dëshirën e tij për të filluar terapinë e ndryshimit gjinor. Në vitin 2008 ai zyrtarisht e ndryshoi emrin e tij dhe iu nënshtrua një operacioni gjinor për tu bërë burrë.
- Loren Rex Cameron është një fotograf, autor dhe aktivist transeksual amerikan. Puna e tij përfshin portrete dhe auto-portrete që përbëhet nga trupa lezbikesh dhe transeksualesh; ai dokumentoi tranzicionin e vet fiziologjik nga femër në mashkull. Fotografitë e Cameron kapin imazhet e trupit transeksual që “ofrojnë një burim vizual konfirmues për transgjinorët dhe për të çmitizuar trupin transgjinor për shikuesit jo-transgjinorë.”
- Amerikan Ian Harvie është një komedian i cili shpesh përdor trans-seksualitetin e tij si një material. Ai ka performuar me Margaret Cho dhe me shumë të famshëm të tjerë dhe është një punonjës i përhershëm i njohur në komunitetin e kulturës pop LGBT.
- Roço Kayiatos është i njohur si Katastrophe, një reper dhe producent amerikan. Kayiatos është kredituar gjerësisht si këngëtari i parë transgjinor i dalë hapur në zhanrin hip-hop.
- Ryan Sallans ka lindur si Kimberly Ann Sallans, dhe tani ai është një avokat i të drejtave LGBT dhe folës publik i cili udhëton nëpër SHBA për të edukuar njerëzit rreth çështjeve transgjinore dhe ndryshimeve në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ai ka bërë transformimin e tij nga femër në mashkull gjatë disa viteve dhe e përfundoi tranzicionin e tij në vitin 2005. Sallans ka dalë tek “Larry King Live!” dhe kanali LOGO, si dhe në shumë revista dhe botime të tjera.
- Andreas Krieger ishte një atlete gjermane e hedhjes së gjyles e cila konkuroi si grua në ekipin e atletikës së Gjermanisë Lindore. Në adoleshencën e tij të hershme ju dha steroid anabolik pa dijeninë e tij, gjë që e çoi atë të bëhej gjithnjë e më shumë mashkullor në pamje dhe sjellje. Krieger u tërhoq nga sporti në vitin 1990 dhe iu nënshtrua operacionit të ndryshimit të seksit në vitin 1997, dhe ai ka thënë publikisht se do të dëshironte të mos e kishin droguar në mënyrë që ai të mund të zbulonte vetë se cila ishte preferenca e tij gjinore.
- Chaz Bono ka lindur si Chastity Bono, vajza e interpretuesve të famshëm amerikanë Sonny dhe Cher. E rritur në sy të publikut, Chastity doli hapur si lezbike, kur ajo ishte 25 vjeç para se të kuptonte se në fakt ajo ishte një transgjinore. Chaz iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e seksik për dy vite dhe tani po e jeton jetën e tij si burrë.
/A.A.
Andreas KriegerBalian BuschbaumChaz BonoIan HarvielgbtLoren Rex CameronRoço KayiatosRyan Sallanstranseksualetransgjinor
Trending Now
Deklaratë për Shtyp
30/01/2025