Jaden Smith përdor fotografitë e Vogue për të shtyrë normat gjinore
Ylli në rritje Jaden Smith është shfaqur në një tjetër set fotografik, ku ai ka çuar edhe më tej kufijtë e fluiditetit gjinor, normat gjinore dhe maskilitetin.
Në një foto të shpërndarë në Instagram, modeli 17 vjeçar pozon pa këmishë për Vogue Korea. I veshur me një fund grash dhe një lule në kokë, fotoja është quajtur “Thjesht Eja Këtu”.
Vetëm disa javë më parë Smith u bë fytyra e fushatës Pranverë Verë 2016 e Louis Vuitton, dhe është fotografuar nga Bruce Weber i veshur me rroba të cilat u zbuluan në Paris Fashion Week.
Vitin e kaluar, Smith shpërndau një foto të vetën në Instagram veshur me një fustan që kishte blerë nga Topshop, duke shtuar diçiturën: “Shkova në TopShop për të blerë rroba vajzash, doja të thoja ‘Rroba.”
I biri i Will Smith dhe Jada Pinkett Smith po ecën në gjurmët e celebriteteve të tjera të reja, duke përfshirë Miley Cyrus dhe fituesen e Eurovizion Conchita, të cilët kanë filluar një diskutim rreth gjinisë binare dhe çfarë do të thotë të kesh fluiditet gjinor./A.A.