Ja si është të jesh një refugjat gej në Gjermani
Ata udhëtojnë 3.200 kilometra për një mundësi të një jete më të mirë, vetëm për të mbërritur në destinacionin e tyre dhe të kuptojnë se çdo gjë është pothuajse njësoj siç ishte në shtëpi: Të dalësh hapur si një refugjat gej në Gjermani as që diskutohet. Ata vazhdojnë të jenë objektivat e të njëjtëve njerëz që kishin frikë në vendin e tyre.
Unë kontaktova me një refugjat sirian që jeton në Gjermani i cili e quan veten e tij Alex. Mu deshën disa javë që të merrja numrin e tij të telefonit dhe të organizonim një takim, por ne fund u takuan në Bochum, në Gjermaninë perëndimore. Ai është një djalë trupmadh në të 30-at me flokë ngjyrë kafe dhe i rregullt. Ishte veshur me xhinse të thjeshta dhe një xhaketë të errët. Me një staturë të fortë, por sërish ai afrohet gjithë ngurim, madje edhe i trembur.
Alex u largua nga Siria për shkak të luftës, por edhe për shkak se kolegët e tij zbuluan aksidentalisht se ai është gej, gjë që është e paligjshme në Siri, dhe dënohesh me të paktën tre vjet burg. Alex thotë se problemi tani është se shumë njerëz nga vendi i tij kanë ardhur edhe ata në Gjermani dhe kanë sjellë pikëpamjet e tyre në lidhje me gejtë me vete. “Ata ende na refuzojnë”, thotë ai.
Azilkërkuesit arrijnë në Evropë me anë të rrugëve Ballkanike apo të Mesdheut, dhe ata ndonjëherë marrin bindjet e pakëndshme të vendeve të tyre me vete. Sipas Alex, shumica e arabëve janë konservatorë: “Ata janë të neveritur nga gejtë. Ata thonë se duhet ta shpëtojnë shoqërinë nga këto ‘mikrobe’”.
Situata është veçanërisht e keqe në strehat e refugjatëve, ku njerëz të huaj vendosen së bashku në vende të vogla. Siç është raportuar kohët e fundit në Berlin dhe në Dresden, burrat dhe gratë gej përballen me diskriminim të përditshëm, edhe në këto hapësira. Megjithatë, kur bëhet fjalë për episode të dhunës, në të shumtën e rasteve nuk raportohen. Megjithatë, Berlini është qyteti i parë gjerman që do të bëjë diçka në reagim ndaj këtyre sulmeve. Sipas Berliner Morgenpost, ka plane për një strehë të veçantë që do të strehojë ekskluzivisht refugjatët gej dhe transeksualë.
Alex shoqërohet me refugjatë të tjerë gej në qendrën e këshillimit të Rosa Strippe në Bochum, ku mbahet një mbledhje javore. Nicole Ulrich, një këshilltare profesionale, është gjithmonë e pranishme. Një nga përgjegjësitë e saj është të sigurohet që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për normat në shtëpitë e tyre të reja- në Gjermani njerëzit mund të jenë të hapur në lidhje me seksualitetin e tyre, për shembull, ju mund të kapeni për dore me partnerin tuaj në publik. “Njerëzit duhet të mësojnë në lidhje me lirinë që Gjermania ofron”, thotë Ulrich.
Ajo gjithashtu këshillon Alexin dhe të tjerët në një tjetër pikë delikate-aplikimet e tyre për azil. Sipas ligjit të BE-së, përballjet me përndjekje për shkak të homoseksualitetit është një arsye që të jepet azil. Megjithatë, shpesh është shumë më e vështirë për ta vënë këtë në praktikë, sepse pyetja qendrore është: “Si mund të provoj që jam gej?”
E gjitha vjen për shkak të intervistave individuale të kryera nga Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë, që është pjesë e procesit të çdo azilkërkuesi. Rezultati i aplikimit është i bazuar në masë të madhe nëse administratori gjen çdo histori të besueshme.
“Ata që përndiqen për seksualitetin e tyre nuk kanë vetëm frikë, por shpesh edhe turp”, thotë Claus Jetz nga Shoqata Gay dhe Lesbian Këln. “Kjo do të thotë se ka gjasa që ata të jenë hezitues gjatë intervistave të azilit dhe pastaj të bien në kontradikta. Kjo është pjesërisht për shkak se shumica prej tyre kanë pasur përvoja të këqija me administratorët, policinë, dhe përkthyesit në vendet e tyre. Ata do të rrethohen me mëdyshje dhe do të mendojnë të gjejnë arsye të tjera për të aplikuar për azil. Për fat të keq, rezultati është se shpesh ata nuk janë të besueshëm dhe për këtë arsye kërcënohen me dëbim.”
Në Zyrën Federale për Migrim dhe Refugjatë, “i besueshëm” do të thotë “një paraqitje faktesh konkrete dhe bindëse me të dhëna të sakta.” Përveç kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme thekson se dinjiteti njerëzor gjithmonë duhet të merret parasysh.
Dëshmi, të tilla si video dhe fotografi, u ndaluan nga Bashkimi Evropian në vitin 2014. Përpara kësaj, Republika Çeke përdorte teste falometrike (Testimi falometrik jep informacion objektiv në lidhje me interesat seksuale mashkullore) për të përcaktuar nëse dikush ishte gej. Tani edhe pyetje intime janë të ndaluara, të paktën në teori. Sipas Nicole Ulrich, këto janë ende mjaft të zakonshme: “Metodat e marrjes në pyetje janë në fakt të dyshimta. Me sa di unë, aplikantëve u është kërkuar që të shpjegojnë se si funksionon seksualiteti i tyre në kushte të neveritshme.”. Për këtë arsye, organizatat LGBT po kërkojnë arsimim më të mirë si për intervistuesit ashtu dhe përkthyesit.
Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë nuk regjistron se sa njerëz aplikojnë për azil duke përmendur seksualitetin si arsye të përndjekjes në vendet e tyre. Por ata shohin vendet e origjinës. Në Iran, për shembull, situata është e qartë-gejtë përballen me dënimin me vdekje. Por situata bëhet më e komplikuar me vendet e tjera. Për shembull, kriteret mbi të cilat Ministria gjermane e Punëve të Jashtme gjykon një vend si të sigurt ose të pasigurt është e paqartë. Ata e konsiderojnë Ganën dhe Senegalin të “sigurta nga origjina”, edhe pse homoseksualiteti është ilegal në të dyja. Unë pyeta në lidhje me këtë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, por nuk mora përgjigje.
Alex nga Siria sapo bëri intervistën e tij të aplikimit për azil, gjatë të cilës ai thotë se nuk u tha gjithë të vërtetën. Ai foli për luftën civile në Siri dhe vetëm bëri referenca të mjegullta se i përket një “grupi shoqëror të persekutuar.” Ai nuk tha asnjë fjalë për të qenurit gej, që do të thotë se ai mund të kthehet në vendin e tij menjëherë sapo të përfundojë lufta civile./A.A.