Italia fillon debatin mbi projektligjin mbi bashkimet civile të të njëjtit seks
Italia më në fund ka filluar debatin mbi një projekt-ligj për të lejuar çiftet gej në bashkime civile.
Debati filloi të mërkurën mbi projektligjin e shumëpritur, i cili ka mbështetjen e Kryeministrit Matteo Renzi.
Edhe pse debati filloi këtë javë, aktivistët nuk janë shumë të paduruar pasi kjo çështje është e përsëritur, dhe pritet të zvarritet për disa muaj.
Ligji i propozuar do të ofrojë disa, por jo të gjitha, benefitet e martesës.
Të përfshira në ligj do të jenë të drejtat e pjesshme të pensionit, trashëgimia automatike dhe do të mundësojë partnerët e të njëjtit seks të adoptojnë fëmijët e njëri-tjetrit, nëse fëmija ka vetëm një prind ligjor.
Kryeministri Renzi ka premtuar tashmë se një ligj do të miratohet deri në fund të vitit 2015, një premtim që mund të ketë qenë tepër ambicioz.
Megjithatë, kjo gjithashtu është hera e parë që një shumicë e partive opozitare kanë mbështetur një projekt-ligj të tillë.
Gjatë këtij viti, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbështeti ankesat për diskriminim nga tre çifte në Itali, të cilët argumentuan se Roma duhet të lejojë bashkimet civile.
Një votim nga Senati pritet deri në fund të vitit 2015, dhe në këtë pikë ligji do të shkojë në dhomën e ulët.
Italia mbetet i vetmi vend i madh në Evropën Perëndimore që nuk ka mbrojtje ligjore për çiftet bashkëjetuese të të njëjtit seks, apo martesat e të njëjtit seks.
Një projekt-ligj i mëparshëm për të lejuar bashkimet civile u bllokua në Senatin Italian nga mijëra amendamenteve shkatërruese./A.A.