Ishte thjesht një puthje
Një djalë nga Los Angeles i cili u sulmua brenda Burger King në Whopper Bar në Miami Beach muajin e kaluar tregon se çfarë ka ndodhur.
Incidenti u kap në kamera dhe policia është në kërkim të burrave të cilët sulmuan Jordan Schaeffer dhe partnerin e tij.
“Edhe thjesht të flas në lidhje me këtë më lë shije të hidhur,” tha Schaeffer.
Sherri ndodhi rreth orës 3 të natës më 14 mars në Bar Whopper në Washington Avenue, tha policia e Miami Beach.
Ishte hera e parë që Schaeffer ishte në Miami Beach dhe nuk i la një përshtypje të mirë. Fotografitë tregojnë plagë, nxirje dhe prerje në të gjithë fytyrën e tij.
“Jemi në vitin 2016 dhe sidomos në një qytet si Miami Beach, ku mendoja që gejtë do të pranoheshin, nuk është e drejtë që dikush duhet të vuajë”, ka thënë Schaeffer.
25-vjeçari u sulmua ndërsa priste për ushqimin në Burger King, që është një rrugë larg nga departamenti i policisë. Ai tha se u vu në shënjestër për shkak se ishte gej.
“Ishte vetëm një puthje e thjeshtë me të dashurin tim”, shpjegoi Schaeffer. “Pastaj menjëherë pas asaj puthjeje, fillova të ecja dhe atëherë mu afrua ai zotëri.”
Kamerat e survejimit tregojnë një burrë që i afrohet Schaeffer, pasi ai doli nga banjo. Schaeffer tha se ai përdori një term nënçmues për gejtë.
“’Pse nuk më tregon nëse je i fortë apo jo ped….. i vogël —- ‘”, kujton Schaeffer.
Policia tha se një nga subjektet e paidentifikuar duket se ka përvojë në artet marciale. Ai e përplas me trup Schaeffer, e bllokon me këmbë dhe e gjuan në fytyrë.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt pasi u përplasa në tokë. Ishte çdo gjë e turbullt,” tha Schaeffer.
Ai tani është kthyer në Los Angeles dhe po shërohet nga plagët e shumta në buzë, hundë, fytyrë, dorë dhe kurriz. Por është shërimi psikologjik që ka nevojë për më shumë vëmendje.
“Lëndimi më i madh ka qenë trauma emocionale. Ne po shkonim në Miami për një fundjavë relaksuese dhe ishte traumatizuese” tha Schaeffer.
Avokatët e tij thanë se nëse dhe kur të dyshuarit të kapen, ata duhet të përballen me akuzat më të rënda.
“Ne besojmë se ky ishte një krim urrejtje kundër Jordanit për shkak të orientimit të tij seksual”, tha prokurori Douglas Ede./A.A.
https://www.youtube.com/watch?v=-7rHMjgInJg