Ish lideri i një grupi anti-gej, martohet me mashkull në Oklahoma
Ish drejtuesi i një shërbese famëkeqe “ish-gej” u martua me partnerin e tij prej një kohe të gjatë.
Siç raportoi fillimisht Memphis Flyer, ish drejtori i Dashuri në Veprim (Love In Action)John Smid, i cili konsiderohej si një nga udhëheqësit më të shquar të terapive “riparuese” ose “ish-gej”, lidhi kurorë me Larry McQueen më 16 nëntor në Hugo, Oklahoma .Çifti aktualisht jeton në Paris, Texas.
Smid e vlerësoi burrin e tij të ri si “një pasqyrë në të cilën unë shihem çdo ditë” në një postim në facebook cituar nga Gay Star News.
“Për shumicën e jetës sime, pasqyra në të cilën shihesha reflektonte gabimet, të metat dhe dështimet e mia,” shkruan ai. “Reflektimi që unë shoh sot me Larry-n, më tregon gjërat pozitive në jetën time, anët e forta të mia, dhuntitë dhe talentet. Unë shoh se si mund të kem sukses në një marrëdhënie reciproke intime dhe të dashur.”
Në një shfaqje në vitin 2011 në programin e Chris Matthews ‘”Hardball”, Smid shprehu ndjenja rreth orientimit seksual që, duke marrë parasysh gjithçka, ishin shumë larg nga bindjet e tij të mëparshme.
“Unë e përjetoj homoseksualitetin … është një pjesë e historisë sime, është një pjesë e jetës që unë jetoj,” tha në atë kohë Smid, i cili dha dorëheqjen si drejtor ekzekutiv nga Dashuria Në Veprim në 2008.
Ai u divorcua me gruan e tij gjatë atij viti, duke thënë për The Lone Star Q, “Unë besoja në fatin se diçka do të ndodhte, që kurrë nuk ndodhi, dhe kështu në moshën time, nuk më kanë mbetur dhe aq shumë vite të mira. Nuk mund të jetoj kështu për pjesën tjetër të jetës sime. Kështu që i thashë vetes jo, unë nuk jam i gatshëm të mbaj shpresë tek diçka që nuk do të ndodhë.”
Smid tani drejton Grace Rivers, një grup miqësor i krishterë për “ata që e quajnë veten gej dhe duan të kërkojnë një marrëdhënie me Perëndinë në një vend ku janë të lirë ta bëjnë këtë”, dhe ka kredituar Morgan Jon Fox, i cili drejtoi dokumentarin “Kështu duket Dashuria në Veprim” që e ndihmoi të ndryshonte mendim.
Marrë nga: www.huffingtonpost.com