Idris Elba dëshiron të shohë më shumë karaktere gej në TV që nuk janë “stereotipe”.
Aktori foli para deputetëve Britanikë në një ngjarje parlamentare dje, duke adresuar mungesën e diversitetit në televizione.
Aktori, i cili për herë të parë luajti në një rol në dramën amerikane The Wire, e ka ndërtuar karrierën e tij gjatë shumë viteve – por thotë se shkeli në një “dysheme qelqi” për shkak të racës së tij.
Ai shpjegoi: “Unë e dija se nuk do të fitoja ndonjë rol kryesor … Unë e dija se nuk kishte mjaftueshëm imagjinatë në industrinë e filmit që unë të shihesha si aktor kryesor.
“Me fjalë të tjera, në se unë do të doja të luaja në një dramë britanike si Luther, atëherë do të më duhej të shkoja në një vend si Amerika.
“Pasi nuk e pashë kurrë veten në TV, nuk pashë më televizor. Në vend të kësaj vendosa të dilja dhe të bëhesha vetë Televizioni. ”
Ai shtoi: “Kur nuk pasqyrohet bota e vërtetë, shumë talent humbet. Hidhet në plehra. Talenti është kudo, mundësia nuk është. Dhe talenti nuk mund të arrijë mundësinë.”
“Dikur isha gomist në Forest Gate dhe tani bëj filma në Hollywood -. Dallimi midis këtyre është mundësia”
“Kush bën TV? Kush lejohet në TV? Dhe kur ju jepet mundësia, çfarë rolesh luajnë?
“A luajnë njerëzit me ngjyrë kriminelët e vegjël? A janë femrat gjithmonë të interesuara për dashurinë apo duke folur për meshkujt?
“A janë gejtë gjithmonë të stereotipizuar? A shihen ndonjëherë njerëzit me aftësi të kufizuara?
“A e humbin disa njerëz karrierën e tyre për një kapriço? A injorohet talenti i tyre padrejtësisht? ”
“Bota e Televizionit ndihmon ti japim formë botës sonë të vërtetë, por kur shohim jashtë dritares, askush prej nesh nuk jeton në vila aristokrate”.
Komentet e tij vijnë pasi Channel 4 vitin e kaluar zbatoi kuota të ashpra të diversitetit si për talentet e ekranit ashtu edhe për ato jashtë tij.
Transmetuesi kërkon 6% të stafit dhe talenteve të identifikohen si LGBT deri në vitin 2020, me objektiva për 6% persona me aftësi të kufizuara dhe 20% për njerëzit me ngjyrë(të zinj, aziatikë dhe të pakicave etnike)./A.A.