Idina Menzel: Elsa mund të bjerë në dashuri me Tinkerbell në Frozen 2
Yjet e filmit vizatimor Frozen, Idina Menzel dhe Kristen Bell janë në një fushatë për ti dhënë Elsës një të dashur vajzë.
Një vazhdim i filmit ka qenë shumë i përfolur për hitin e animuar të vitit 2013, me spekulime për një histori dashurie për mbretëreshën e akullit Elsa.
Pas një shtytjeje nga fansat në internet, Menzel më në fund e tregoi entuziazmin e saj se “debati po ndodh”, për përfshirjen e një romance të të njëjtit seks në filmin e dytë.
Duke folur me yllin e YouTube Tyler Oakley, Bell dhe Menzel ndërhynë përsëri.
Bell tha: “Çfarëdo që Elsa dëshiron të bëjë varet nga ajo, dhe ne duhet ta mbështesim atë.”
Menzel shtoi: “Unë nuk mund të konfirmoj apo mohoj … nëse do jua thosha, atëherë do më duhej t’ju vrisja!
“Unë mendoj se në Frozen 1, ajo ishte e re, kështu që ajo ende po zbulon vetveten.”
E pyetur se cili personazh i Disney-t mund të jetë e dashura e Elsës, ajo u përgjigj: “Tinkerbell!”
Ajo më pare kishte thënë: “Unë nuk mund ti premtoj askujt se kjo do të ndodhë.
“Por thellë brenda meje jam shumë e lumtur që kjo po i bën njerëzit të flasin dhe të kenë këto lloj bisedash? Po, jam e lumtur.”
Megjithatë, ish ylli i Wicked shtoi se nuk ishte e sigurtë nëse bota është gati për një princeshë lezbike.
Ajo tha: “Ne vazhdojmë të bëjmë gjithë këto hapa. Ne kemi bërë shumë hapa gjatë këtyre viteve të fundit, dhe pastaj krejt papritur del në pah urrejtja dhe sarkazma e vendit tonë dhe ti fillon pyet, “Çfarë ka ndodhur? U kthyem në kohët e lashta përsëri.”
Fushata GiveElsaAGirlfriend të kujton lëvizjen për ti dhënë Kaptiten Amerikës një të dashur djalë pasi fansat e Marvel mezi presin për një seksualitet më të larmishëm të heronjve të tyre./A.A.