Një gjykatë në Rusi ka hedhur poshtë një çështje të ngritur kundër një djali 16-vjeçar duke pretenduar se ai kishte thyer ligjin absurd të “propagandës homoseksuale” të vendit. Ligji i vitit 2013 ndalon çdo informacion mbi “marrëdhëniet seksuale jo tradicionale” në diskutimet publike.
Në gusht të vitit 2018, Komisioni i Rusisë për të Miturit gjobiti Maxim Neverovin me 50,000 rubla për shkelje të ligjit për “propagandën homoseksuale”. Komisioni deklaroi se Neverov kishte postuar “disa foto të të rinjve, pamja e të cilëve kishte karakteristikat të propagandës së marrëdhënieve homoseksuale” në rrjetin social Vkontake. Neverov ishte i mituri i parë që gjobitet sipas ligjit dhe menjëherë paraqiti një ankesë në gjykatë kundër vendimit.
Arsyetimi i përdorur për miratimin e ligjit të “propagandës homoseksuale” në Rusi thotë se portretizimi i marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë dëmton mirëqenien intelektuale, morale dhe mendore të fëmijëve. Ndërkohë që përkrahësit e ligjit pretendojnë se ligji mbron fëmijët, ndalimi i së drejtës për të pasur akses në informacion dëmton të rinjtë drejtpërdrejt, duke shtuar stigmën dhe urrejtjen për të rinjtë dhe personat e komunitetit LGBTI. Ligji është dënuar si i padrejtë nga Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE) dhe Këshilli i Europës./k.j
Burimi: HRW