Humb zgjedhjet kandidati më homofobik i Senatit
Roy Moore, senatori më homofobik në vitet e fundit ka humbur zgjedhjet për postin e senatorit në shtetin e Alabamës.
Kandidati republikan ishte shprehur më përpara se “homoseksualiteti duhet të kriminalizohet”. Ai humbi zgjedhjet përkundrejt kandidatit demokrat Doug Jones.
Mbi kandidatin Moore rëndojnë akuzat pedofilike rreth ngacmimit seksual ndaj 9 viktimave, përfshirë këtu një 14 vjeçar.
Moore ende nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje karshi kandidatit Jones, por fitorja e kandidatit demokrat është tre herë më e madhe sesa diferenca që do të duhej për të lejuar një ri-numërim të votave.
Rezultatet zgjedhore dëftojnë për një Senat me 51 republikanë dhe 49 demokratë, një ndryshim drastik që lë të nënkuptuar se qytetarët amerikanë të Alabamës nuk dëshirojnë më politikanë republikanë si Susan Collins, Lisa Murkowski dhe Bob Corker.
Përpara spekulimeve rreth ngacmimeve seksuale nga kandidati republikan, Moore ka përdorur jo pak herë gjuhë homofobike dhe urrejtjeje duke thënë: “Nuk e di nëse personat gej duhen ekzekutuar apo jo”. Ai gjithashtu ka krahasuar marrëdhëniet midis homoseksualëve me “kafshërinë”.
Midis të tjerash ka pasur dhe deklarata kontroverse sikurse “legalizimi i martesave brenda së njëjtës gjini do të sjelli më tej ligje që do të lejojnë një burrë të martohet me 10 gra të tjera ose një burrë të martohet me vetë vajzat e tij”./k.m/
Burimi: Pink News