Horror njerëzor në Brazil

Brazili bën hapa gjigande prapa, pavarësisht se është aprovuar ligji për martesat gej, presidenti i shtetit pranon hapur se është homofob. Vrasjet dhe sulmet ndaj komunitetit LGBTIQ janë trefishuar pas kësaj deklarate.
Karnavalet e Sao Paulo këtë vit nuk do të jenë festë, por protestë kundër presidentit të ri të vendit, Jair Bolsonaro, i cili e deklaroi veten si një homofob krenar.
Brazili është një nga vendet më të rrezikshme në botë për të qenë LGBTIQ – ku ҫdo 16 orë, vritet një individ nga komuniteti.
Një burrë u përdhunua nga kolegët e tij në një lavazh, i cili vetëm pse ishte gej, e përdhunuan me një zorrë uji me presion në anus, akt pas të cilit ai përfundoi i vdekur prej dëmtimeve të brendshme. Kjo është një histori horrori.
Një grua transgjinore, u gjet me zemrën e shkulur nga trupi i saj dhe të zëvendësuar me ikonën një shenjtori.
Sulmet homofobike u trefishuan gjatë fushatës zgjedhore për presidentin e ri, pasi Blosonaro e deklaroi veten si homofob krenar.
Një nga kongresmenët e sapo zgjedhur në Sao Paulo dhe mik familjar i presidentit, Gil, kërkon të arnojë moralin e vendit duke kërkuar të hiqet ligjërimi për të drejtat e komunitetit LGBT nëpër shkolla.Gil shprehet se mësuesit kanë për detyrë të përcjellin informacion dhe të shpjegojnë në lidhje me lëndë si gjuha portugeze, matematika etj. dhe jo të mësojnë apo të influencojnë fëmijët në lidhje me seksualitetin. Kjo sipas tij, është përgjegjësi e babait dhe nënës.
Karnavalet këtë vit nuk janë një festë, por një protestë kundër politikës. Për 7 vitet e fundit, në Brazil, nëpër gjykata po debatohet për ta kthyer të jashtligjshme homofobinë. /h.k
Këtu mund të gjeni videon e plotë.