Homofobja më e madhe amerikane tashmë është këshilltarja e Donald Tramp
Ish kongresmenia ultra-homofobike Michele Bachmann ka nënshkruar kontratë si këshilltare e Donald Trump.
Politikania Michele Bachmann u ul në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 2007 deri në vitin 2014, dhe fitoi një reputacion si politikania më homofobe e Amerikës.
Ajo u bë e njohur si kongresmene për argumentet e saj shpesh surreale dhe kundërshtisë së fortë për të drejtat e gejve.
Në vitin 2014 ajo tha: “Unë mendoj se gejtë duan të shfuqizojnë ligjet për moshën e pëlqimit(miratimit), që do të thotë se ne do ti largohemi ligjeve statutore të përdhunimit në mënyrë që të rriturit të jenë në gjendje të bëjnë pre seksuale fëmijët e vegjël. Ky është devijimi që po shohim të përqafuar në kulturën tonë të ditëve të sotme.”
Një hetim i vitit 2011 zbuloi një ‘qendër këshillimi’ fetare në pronësi të zonjës Bachmann me përpjekje për terapi të ‘kurimit të gejve’ dhe kishte për qëllim të shtypte “dëshirat homoseksuale”. Burri i saj, Marcus Bachmann, ishte në krye të këtij shërbimi.
Por, pavarësisht pikëpamjeve të saj ekstreme, Znj. Bachmann – e cila vitin e kaluar deklaroi se Perëndia do të shkatërrojë Amerikën për shkak të kulturës së “mëkatit të sëmurë” të martesës brenda të njëjtit seks – është rekrutuar nga kandidatit republikan Donald Trump për të shërbyer si këshilltare.
Bachmann, e cila ishte pjesë e “Bordit Këshillimor Ungjillor” të Trump, ka nënshkruar tashmë për një rol më të gjerë “për ta udhëhequr” atë në politikën e jashtme, si dhe çështjet fetare – pavarësisht pikëpamjeve të saj tejet ekstreme ..
Ajo i tha Minnesota Star Tribune: “Ai është një djalë praktik, jo shumë i dhënë pas korrektësisë politike. Ai i ka kthyer bizneset e tij në të suksesshme, dhe këtë dëshiron të bëjë edhe me vendin.”/A.A.