Homofobët nuk do ta pëlqejnë atë që thotë aktorja e Harry Potter
Aktorja që ka luajtur karakterin e Luna Lovegood në filmat e Harry Potter ka postuar mesazhin e saj të gjatë në facebook, në përgjigje të mesazheve urryese që ajo pa në lidhje me referendumin e Irlandës për martesat brenda të njëjtës gjini.
Të shtunën e kaluar në Dublin Castle u njoftua se një shumicë e madhe e qytetarëve të Republikës së Irlandës kishin votuar në favor të martesës brenda të njëjtit seks në referendum.
Duke ju përgjigjur komentuesve, Lynch ka shkruar: “Në qoftë se je një person e percepton homoseksualitetin si” të pështirë “ose” të ndyrë “ose” të panatyrshëm “, do të më bëje një nder dhe të lutem të më bëje unfollow në të gjitha platformat e mediave sociale. Dhe pastaj më blloko.”
Ajo vazhdoi: “Sikur të isha dikush që do donte t’ja kushtonte jetën e saj kësaj lufte për të hapur mendjet e njerëzve në përkufizimin e martesës dhe për të thyer paragjykimet e njerëzve ndaj homoseksualizmit, unë ndoshta do ta inkurajoja këtë debat të vazhdueshëm antagonist … dhe unë do të ftoja gjithë radikalët për të bërë një betejë verbale morali me mua. Por ky nuk është qëllimi i jetës sime, është thjesht jeta ashtu siç e shoh unë, diçka që unë e miratoj dhe vërejtjet e këqija, të ashpra dhe mizore vetëm sa më lodhin. ”
“Ju lutem mos ja hidhni fesë intolerancën dhe urrejtjen që ju përhapni, sepse asnjë fe nuk miraton errësirën që ju përhapni,” vazhdon ajo. “Është e mundur që të mos e pëlqeni idenë e homoseksualitetit, ta mendoni atë një koncept të pakëndshëm, tërësisht të huaj dhe të mos e impononi këtë pikëpamje mbi njerëzit që ndikohen dhe mbi të gjitha mos të turpëroni njerëzit për mënyrën se si janë.”
Ajo shkruan: “Një dashuri e mirë nuk është e kushtëzuar apo posesive apo nevojtare në kërkesa. Ajo nuk zhduket në momentin kur ju ekspozoni një pjesë të vetes që është e pazakontë apo edhe e papërshtatshme.”
Duke festuar lajmin se Irlanda kishte miratuar martesat brenda të njëjtit seks, JK Rowling shkroi në Twitter se magjistari Dumbledore i Harry Potter dhe magjistari Gandalf i Zotit të unazave mund të martohen./www.pinknews.co.uk