Historiku, influenca, dhe pikëpamjet universale për komunitetet LGBT
Shkruar nga: Valbona Bajrami
Historiku i orjentimit seksual në mes sekseve të njejta në territorin e Ballkanit bazuar në hulumtime të evidentuara sjellin dëshmi që nga koha e Bajronit, gjegjësisht, përgjatë periudhës 1788-1824. Hulumtimet evidentojnë se gjatë sundimit Otoman, marrëdhëniet seksuale ndërgjinore ishin interaksione normale në mes të deklaruarve si të Krishterë, Myslimanë, dhe Hebrenj. Në kohët aktuale ky orietim ka ndryshur me paragjykime ndaj komunineteteve LGBT, me përfshirje globale.
Ky hulumtim përfshin artikuj të evidentuar shkencërisht, si dhe artikuj empirik që kanë testuar hipotezat. Duke marrë parasysh shkallën e lartë të homofobisë, në dekadat e fundit, Unioni Evropian (UE) ka hartuar ligje që mbrojnë orientimin sexual të individëve, duke i kushtëzuar vendet ku homophobia është më e theksuar, se në rast diskriminimi këto vende nuk do përkrahen ekonomikisht nga vendet Evropiane që kanë ekonomi të qëndrueshme. Bazuar në statistika empirike, rezulton se në territorin e UE, Holandezët janë më tolerant ndaj martesave mes gjinive të njëjta, ndërsa Rumania dhe Greqia theksohen si ndër shtetet ku homofobia është akt normal në përputhshmëri me normat sociale homogjene. Studimet e fundit nuk përfshijnë Kosovën dhe Shqipërinë, për shkak se ende nuk bëjnë pjesë ne familjen e Unionit Evropian, por fenomeni “Burrëreshat” shpesh është përdorur nga studiuesit për të sjellë informacione të vlefshme në lidhje me historikun e gjinisë së tretë. Sipas studimeve globale, rezultatet tregojnë se Rusia si kulturë pothuajse homogjene ushtron retorikë radikale kundër komuniteteve LGBT, ndërsa rezultatet bazuar në rracë evidentojnë se Afriko-Amerikanët janë më prevalentë për të trashëguar homofobi brez-pas-brezi. Për liritë dhe të drejtat e komunitetit LGBT, zyrtarisht, SHBA-të kanë tendencë më të theksuar për ti mbrojtur me ligj, madje kushtëzojnë edhe vende të tjera për të respektuar të drejtat për të jetuar të lirë në orjentim seksual. Studiuesit dhe avokatët ndërkombëtarë sygjerojnë se globi ka nevojë për transformim radikal për të njohur të drejtat e orjentimit seksual dhe identitetit gjinor, si e drejtë jetike e çdo individi.
Historiku i orjentimit seksual gjatë sundimit Otoman
Orientimi seksual midis sekseve të njëjta në territorin e sotëm të Ballkanit dhe Turqisë ka qenë prevalent gjatë epokës së Lordit Bajron. Periudha 1788-1824 i përshkruan Shqiptarët dhe Grekët si më prevalentë ndaj homoseksualitetit. Për shkakt të orjentimit sexual të Lordit Bajron, një pjesë e Evropianëve Veriorë e identifikonin atë me nofkën “njeriu i sëmurë i Evropës”. Argumentet historike sjellin një mori informatash në lidhje me intimitetin seksual midis Bajronit, Evropës Otomane, dhe burrave minoritarë të Azisë, të cilët ishin edukuar në orientim të zakoneve të patriarkatit. Në lidhje me orientimin seksual mashkull-me-mashkull, historianët e përshkruajnë periudhën e Otomanëve si rol aktiv midis burrave të vjetër në moshë me adoloshentë, ku identiteti seksual nuk kishte nevojë të dihej. Pra, njerëzit nuk denoheshin për orientimet e tyre seksuale. Përgjatë sundimit të Perandorisë Otomane, fetarët Islamikë lejonin marrëdhënie seksuale midis sekseve të njëjta Muslimane, të Krishtere dhe Hebreje. Fakti se Lordi Bajron ushtronte dëshirat biseksuale lirshëm në Perandorinë Otomane, tregon se preferencat sexuale ishin të tolerueshme në territorin e ashtuquajtur “Levant,” që përfshin territorin e sotëm midis Shqipërisë dhe Turqisë. Në fillim të shekullit të 19-të, Lordi Bajron preferonte të ushtronte biseksualitetin e tij me burra të territorit të Shqipërisë, Turqisë, dhe Greqisë – vende këto që në kohën aktuale janë të njohura si kurdërshtare strikte ndaj homoseksualitetit. Në fund të shekullit të 19-të, dhe në fillimim shekullin 20, që të trija vendet e kanë kategorizuar homoseksualitetin si “sindrom i skicofrenisë kulturore”. Bazuar në këtë studim, gjatë sundimit Otoman, burra shqiptarë praktikonin homoseksualitetin edhe pas martese. Për më shumë, hulumtime Gjermane raportojnë se afera të tilla në fakt kanë egzistuar dhe ishin mjaft të përhapura në territoret ku pushtues ishin Otomanët. Në fillimshekullin e 19-të, homoseksualiteti ishte dekriminalizuar në territorin kontinental të Evropës Veriore. Aso kohe, orientimi seksual ishte i varur nga formimi social, klasa , dhe stabiliteti ekonomik.
Definimi dhe mrojtja e Unionit Evropian kundër diskriminimit homoseksual
Unioni Evropian (UE) e definon principin kundër diskriminimit homoseksual bazuar në fe, familje, role gjinore, shoqëri demokratike dhe influencë ekonomike. Në UE, ideja e orientimit dhe preferencave seksuale konsiderohet ligjërisht si legale, ku diskriminimi ndaj homoseksualëve është i ndaluar dhe ndiqet ligjërisht.
Rreth viteve 2000, homoseksualiteti ishte temë tabu në disa vende të Unionit Evropian. Zanafilla për të ndryshuar dhe ndaluar me ligj homofobinë, filloi në vitin 2001, ku Parlamenti Evropian kritikoi Rumaninë që ende kishte në fuqi ligje që marrëdhëniet seksuale midis sekseve të njejta konsideroheshin si skandale, dhe ishin veprime të denueshme deri në vitin 1996. Në vitin 2001, UE kushtëzoi Rumaninë të çrrënjosë këto ligje në tërësi, në mënyrë që ti jepej shansi për antarësim në Unionin Evropian. Po këtë vit, UE kishte tendenca të mbronte komunitetet homoseksuale në Egjipt, qëllimisht që të drejtat dhe liritë e njeriut të merrnin përmasa edhe jashtë kufijëve Evropian. Aktualisht, vendet Evropiane që nuk janë zyrtarisht të anëtarësuara në UE, janë të detyruara ta pranojnë homoseksualitetin, dhe diskriminimi ndaj tyre të ndiqet ligjërisht nga politikëbërësit (Gerhalds, 2010).
Modernizimi, mirëqenia ekonomike, dhe edukimi
Po i njëjti studim shtjellon Teoritë e Modernizmit të Marksit dhe Bell, të cilët kishin konstatuar se standardi ekonomik influencon opinionet dhe atë që njerëzit nënkuptojnë si vlerë normative. Ndërsa teoritë e Weber dhe Huntington konstatojnë se influenca religjioze është faktori kyc për formim të bindjeve kundër homoseksualitetit. Te dyja teoritë janë testuar duke përdorur modelin ‘multilevel regression analysis’, apo shqipëruar si analiza multi nivelore të regresionit, duke përdorur ndryshore që kanë efekt të parashikueshëm. Karl Marksi besonte se nëse standardet ekonomike rriten për shkak të modernizimit, ndryshimi i opinionit të njerëzve në lidhje me fenomene që shfaqen në një shoqëri, pranohen si sistem i vlerave dhe pranohen si ndyshime normale.
Influenca fetare
Feja konsiderohet si një ndër faktorët kyç për influencimin e njerëzve për të pranuar apo kundërshtuar homoseksualitetin si proces natyral. Në islam, homoseksualiteti është akt i dënueshëm, bazuar në zërat që kanë pretenduar të jenë pasardhës të Muhamedit. Pas vdekjes së Muhamedit, përcjellësit e tij kanë sygjeruar se homoseksualët duhet të vriten. Edhe në vitet aktuale, në shumicën e vendeve Islamike, homoseksualiteti konsiderohet si çrregullim mendor. Ndërsa për besimtarët e Krishterë, gjegjësisht Kisha Katolike e konsideron homoseksualitetin si akt amoral, sepse martesa është e pranueshme vetëm ndërmjet gruas dhe burrit. Ndërsa besimtarët Ortodoks, e konsiderojnë homoseksualitetin si çrregullim mendor me orietim destruktiv.
LGBT-globalizimi
Të drejtat e njeriut nga deprivimi i lirisë apo diskriminimi, janë konsideruar si akte morale për të përcaktuar se çka nënkuptohet si gabim dhe dinjitet njerëzor. Përkrahës të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar këtë hipotezë në shkallë ndërkombëtare, duke i dalë në mbrojtje komunitetit LGBT në SHBA. Shkollarët sygjerojnë se SHBA-të janë më tolerante ndaj komunitetit LGBT, për shkak të mundësive të dhëna për promovim nëpërmjet konferencave, takimeve dhe evenimenteve të tjera që promovojnë të drejtat e njeriut globalisht. Hulumtimet tregojnë se rritja e numrit të komunitetit LGBT ka shkuar paralel me evoluimin e të drejtave të njeriut. Organizata më e njohur që mbron të drejtat e komunitetit LGBT, është themeluar në vitin 1978 në Bruksel, e njohur si “Internacional Lesbian and Gay Association (ILGA). Organizatë tjetër me rëndësi është lëvizja “Internaciolal Gay and Lesbian Human Right Commission” (IGLHRC) e formuar nga grupe simotra nga Rusia dhe SHBA, me zyra vepruese në San Francisco, New York, dhe Buenos Aires. Të dyja këto organizata ndihmojnë komunitetin global LGBT të kërkojnë azil nga vendet ku kanë përjetuar diskriminim. Në vitin 1993, këto organizata u mbështetën nga njerëz me ndikim në SHBA, që kishin lobuar direkt në UN për të thyer tabutë e orientimit seksual. Sipas statistikave të ILGA dhe IGLHRC, grupe njerëzish që kërkonin azil kryesisht në SHBA, ishin shtetas të Iranit, Kameronit, Kinës, Pakistanit, Kubës, Rusisë, Senegalit, Sudanit, dhe Zimbabusë. Për shkak të fluksit të madh të njerëzve, UN u detyrua të hartojë programe, dhe të bëhej zëri pro atyre që ishin diskriminuar në vendin e lindjes për shkak të orientimeve seksuale. Këto lëvizje kishin nxitur edhe UNHCR-në të rishqyrtonte dhe ta zbatonte vendimin e vitit 1994, me jurisprudencë të zgjeruar për të ndaluar ligjërisht diskriminimin e njerëzve në baza të orientimit seksual. Historikisht institucionet politike dhe elementet radikale të pikëpamjeve sociale kanë luajtur rol kyc në lëvizjet e të drejtave të komunitetit LGBT në të gjithë globin (Mertus, 2007). Studiuesit dhe avokatët sygjerojne se globi ka nevojë për transformim radikal dhe konstrukcion social për të njohur të drejtat e orientimit seksual dhe identitetit gjinor, si e drejtë jetike e çdo individi./A.A.
/Aritkullin e plotë mund ta lexoni në:barazia.com