Historike: Suedia miraton kompensimin e personave trans që u imponuan për tu sterilizuar
Foto: Twitter
Në fillim të kësaj jave parlamenti suedez miratoi vendimin historik se personat trans të cilët janë detyruar në të kaluarën ti nënshtrohen sterilizimit (midis viteve 1972 dhe 2013), do të kompensohen së shpejti.
Suedia kthehet në shtetin e parë që ndërmerr një iniciativë të tillë, si rezultat i një lufte të gjatë nga aktivistët transgjinor. Aktivistët dhe shoqatat lobuese për të drejtat e komunitetit trans u fokusuan fillimisht në kërkesën për të ndaluar sterilizimin e personave trans, një etapë që komuniteti trans ishte i detyruar të kalonte në mënyrë që të ndryshonte gjininë në rrugë ligjore.
Kjo gjë ndaloi në shtetin suedez në Suedi në 2013, por puna lobuese vijoi më tej. Rreth 160 individë të cilët u detyruan të kalojnë drejt sterilizimit, dorëzuan një ankimim për kompensim dhe në prill 2016, ndaj qeveria suedeze vendosi të zhvillonte seanca plenare rreth kësaj çështjeje.
Propozimi në parlamentin suedez përfshin kompensimin e 600-700 individëve nën shumën e alokuar prej 22.500 euro. Emilie Mire Asell, përfaqësuesja e Federatës suedeze për personat gej, biseksualë, lezbike dhe transgjinorë dhe njëkohësisht pjesë e komunitetit trans, u shpreh: “Kompensimi monetar nuk e zhbën dëmin që iu është bërë organeve riprodhuese, por ky kompensim është një iniciativë e mirë për të gjitha shtetet që të caktojnë amendamente për të gjitha individët të targetuar nga ky trajtim”./k.m/
Burimi: ILGA-Europe