Historike: Këshilli i Europës zhvillon rezolutën e parë për të drejtat e personave interseks
Në seancën e sotme plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 33 anëtarë votuan në favor të rezolutës që bazohej në një raport të hollësishëm nga raportuesi Piet de Bruyn.
‘’ Të gjithë në ILGA-Europe i përgëzuan të gjithë aktivistët për komunitetin interseks në Europë, si edhe raportuesin që punoi ngushtësisht në prodhimin e një raporti revolucionar’’ shprehet Evelyne Paradis, drejtoreshë ekzekutive e ILGA-Europe.
‘’ Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve dhe aktivistëve, kjo rezolutë ofron një guidë të detajuar për politik-bërësit në Europë, duke renditur hapat e nevojshëm që duhen ndërmarrë për të mbrojtur të drejtat fundamentale për personat interseks’’.
Kur vjen puna tek të drejtat njerëzore për personat interseks, rezoluta është e qartë si kristali për punën që i paracakton qeverive dhe autoriteteve kombëtare. Këtu janë disa prej pikave kryesore ku është përqëndruar punimi i rezolutës:
- Rezoluta bën thirrje për ndalimin e ndërhyrjes kirurgjikale mbi foshnjet intersek, si formë normalizuese për fiziologjinë dhe shëndetin e fëmijës, si edhe ndalimin e trajtimeve të tjera mjekësore të praktikuara mbi fëmiëjt interseks pa miratimin e plotë të këtyre të fundit.
- Raporti pranon në shumë pika se shpesh prindërit ndihen nën presionin e kirurgjisë normalizuese për seksin, pa pasur ndonjë informacion për pasojat në terma afatgjata mbi shëndetin e fëmijës pas kirurgjisë. Në mënyrë që të ruhet integriteti i trupit të personave interseksual ajo çfarë nevojitet është një përqasje e shumëanshme dhe konsulencë me organizatat për të drejtat e komunitetit interseks.
- Nevoja për më shumë ndërgjegjësim publik theksohet në raport, duke i dhënë rëndësi rritjes së informimit mbi çështjet që personat interseks hasin ( sidomos midis mësuesve, punonjësve social dhe mjekëve). Raporti e nënvizon faktin se rritja e ndërgjegjësimit është element kyç që personat interseks të pranohen plotësisht në shoqëri, pa stigmë dhe diskriminim.
ILGA-Europe ndihet shumë e motivuar nga raporti në lidhje me shënjimin e identitetit gjinor. Në të thuhet se regjistrimi i seksit në çertifikatat e lindjes si dhe dokumente të tjera duhet të mbetet opsional për të gjithë.
‘’ Tanimë në mënyrë që rezoluta të mbetet e përditësuar me jetët e personave interseks në Europë, mbetet e rëndësishme që qeveritë kombëtare të ndërmarrin hapa për mbrojtjen ligjore të të drejtave të njerëzve interseks’’ shton Evelyne Paradis./k.m/
Burimi: ILGA-Europe