Historike: Gruaja e parë transgjinore që ushqen fëmijën me qumësht gjiri
Foto: Twitter
Një grua transgjinore në SHBA është kthyer në gruan e parë në historinë e mjekësisë që ushqen fëmijën me qumësht gjiri. Doktorët në qendrën mjekësore “Mt Sinai” në Nju-Jork e bën të mundur që 30 vjeçarja të ushqejë fëmijën e saj me qumësht gjiri.
Doktoresha Tamar Reisman e mundësoi këtë zbulim shkencor. Ajo në fillim vendosi për gruan transgjinore terapinë hormonale duke përdorur Domperidone, e cila nuk është miratuar nga “Agjensia Amerikane e Barnave dhe Medikamenteve”, ndaj është vështirë të gjendet në Amerikë. Por nga ana tjetër droga gjendet e lejohet në Kanada ndaj doktori së bashku me gruan transgjinore vendosën ta importonin atë.
Këtë terapi gruaja e mori gjatë shtatzanisë. Përgjatë tre muajve ajo nisi të prodhojë qumësht dhe vetëm dy javë përpara ardhjes në jetë të fëmijës gruaja ishte gati për ta ushqyer foshnjën me qumësht gjiri. Në një raport të publikuar në revistën “Shëndeti i transgjinorëve” autorët shkruajnë se ata besojnë që ky rast është i pari në literaturën mjekësore ku një grua transgjinore arrin ti japë qumësht gjiri foshnjës.
Doktoresha Reisman shprehet e lumtur që ka arritur të ndihmojë pacienten për të realizuar dëshirën e saj. “Jemi të lumtur që pacientja e ndau me ne këtë histori, jemi të lumtur që po ndërtojmë familje të shëndetshme, të gëzuara për komunitetin trans”./k.m/
Burimi: Pink News