Historike: Australia miraton ligjin për adoptimin e fëmijëve nga prindër LGBT
Foto: Getty images
Çiftet brenda së njëjtës gjini tanimë mund të adoptojnë fëmijë në në të gjithë Australinë. Rajoni i “Northern Territory” ishte i fundit në Australi që nuk e kishte miratuar ligjin për legalizimin e adoptimit të fëmijëve nga çiftet brenda gjinisë së njëjtë. Në një moment historik për paketën ligjore në vend, ligjvënësit shtuan amendamente në “Aktin ligjor për adoptimin e fëmijëve” që nënkupton se që sot e tutje çiftet brenda gjinisë së njëjtë janë të ligjshëm për të adoptuar fëmijë.
Përpara këtij vendimi, vetëm çiftet heteroseksuale kishin të drejtën e adoptimit të fëmijëve. Ministra për Familjen në rajonin e “Northern Territory”, Dale Wakefield u shpreh se ndryshimi legjislativ do të impaktojë pozitivisht çiftet brenda gjinisë së njëjtë dhe fëmijët e adoptuar.
“Të gjitha çiftet që pavarësisht statusit të tyre civil apo gjinisë, kërkojnë të adoptojnë një fëmijë për ti dhuruar ngrohtësi, siguri në vatrën familjare, duhet të gëzojnë të drejtën ligjore për të adoptuar” u shpreh Wakefield.
Sally Cotton, pjesëtare e grupit advokues për LGBT “Rainbow Territory” e përgëzoi ndryshimin legjislativ. Ajo shtoi më tej: “Rainbow Territory i mbështet shumë amendamentet e bëra për aktin ligjor të Adoptimit të Fëmijëve. ”.
Në fillim të këtij viti, një çift lezbikesh Jessica Boyd dhe Liz Williams kritikuan ashpër qeverinë për shkak se në pasaportat e fëmijëve regjistrimi i prindërve është vetëm përmes emrit të babait dhe mamasë./k.m/
Burimi: Pink News