Shqiptari biseksual, rom e musliman në Italinë gjithnjë e më raciste
Kjo është histotia e Enisit nga një fshat në veri të Kosovës. Ai është lindur në vitin 1983 nga një familje e varfër dhe në vitin 1986, kur ishte vetëm 3 vjeç, familja e tij u largua drejt italisë për shkak të trazirave mes grupeve etnike që nisën në zonën ku ai jetonte. Ata u shpërngulën në Romagna, ku jetonin duke kërkuar lëmoshë me një barakë kartoni nën një urë.
Enis u martua në moshën njëmbëdhjetë vjeçare dhe pas një viti u bë baba për herë të parë. Ai rrëfen se ishte i ri edhe kur provoi ekperiencën e parë me meshkuj. Ishte duke veshur rrobabanjot buzë një lumi, kur një mashkull i propozoi një eksperiencë seksuale dhe ai pranoi. Nuk dinte asgjë rreth orientimit seksual dhe nuk e dinte çfarë ishte biseksualiteti. Enisi pohon se ishte në kërkim të diçkaje por nuk e kuptonte çfarë, disa kohë më vonë ai takoi Mateon i cili e ndihmoi të kuptonte se është biseksual.
Enisi filloi të ketë pyetje rreth orientimit seksual dhe shumë përgjigje i mori duke takuar aktivistë gej. Për një periudhë frekuentonte ambientet e Arcigay dhe rrëfen se ishte edhe falë tyre që ai gjeti paqen me veten. Kur filloi të frekuentojë ambientë gej si sauna, klube, etj, ai filloi të ndjejë një lloj racizmi. Tregon se racizmi nuk është i fortë por egziston. Një rom në një vend ku meshkujt flirtojnë me njëri-tjetrin etiketohet menjëherë si hajdut, ose më keq. Për këtë arsye ai vendosi të kërkojë miqësi nëpërmjet botës virtuale.
Në fillim ndjenja e fajit ishte e madhe, mbi të gjitha sepse Enisi është besimtar musliman. Imamët thonin se mardhënia seksuale mes personave të së njejtës gjini është mëkat i madh, por ai filloi të kërkojë në librat e shenjtë dhe nuk gjeti asgjë për këtë. Enisi nuk është praktikant, lutet sipas mënyrës së tij dhe e ka të vështirë të besojë se mjaftojnë 30 ditë në muaj që të të falen të gjithë mëkatet. Ai beson në Zot por jo në personat që kërkojnë ta përfaqësojnë.
Enis beson edhe më pak në të ardhmen e Italisë. Sipas tij Italia duhet të bazohet në punën dhe lirinë, por punë aty nuk ka dhe ai nuk ndohet aspak i lirë. Ai tregon se gjatë luftës në Jugosllavi, të gjitha shtetet e ndihmonin financiarisht Italinë për refugjatët, të cilëve duhej ti japte 35.000 lira në ditë, por ata nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Enis shton se në Itali romët jetojnë më keq se në çdo vend tjetër europian, në kampet nomade të braktisur në mes të askundit, pa dokumente dhe pa asnjë alternativë. Vetë ai ja ka dalë mbanë të ketë një shtëpi, pesë fëmijë dhe të pestë ti çojë në shkollë, por nënshtetësinë nuk ja dhanë dhe nëse do ja japnin tani ai do ta refuzonte.
Në Itali ka shumë racizëm, njerëz që mendojnë se romët janë të gjithë hajdutë, të pisët e që duhen shmangur sepse mendojnë vetëm të të mashtrojnë. Racistët janë duke u bërë gjithnjë e më shumë.
Lezbike, gej, biseksual dhe transgjinorë janë ndoshta më të ndjeshëm ndaj temës së diskriminimit, megjithatë, nuk janë imunë ndaj paragjykimit. Enisi rrëfen se ndonjëherë, gjatë marrëdhënieve seksuale, e pyesin përse është bërë synet dhe kur ai tregon që është rom dhe musliman i largohen me justifikime të ndrushme. Thonë se është vonë ose papritmas nuk duan të bëjnë seks sepse kanë një partner. Askush nuk thotë troç se nuk dëshiron të bëjë seks me një rom, sepse njerëzit janë frikacakë dhe hipokrite.
Nga ana tjetër, Enis duhet të jetë i kujdesshëm nga homofobia në komunitetin rom. Ai mendon se nëse do dilte hapur do të ishte një skandal, jo vetëm sepse ka fëmijë, por edhe për shkak se sipas tij romët nuk e gjykojnë mirë konceptin e homoseksualitetit dhe biseksualitetin nuk e njohim fare, madje shumica e romëve mendon se homoseksualët janë njerëz të sëmurë e që bartin sëmundje. Por edhe në mesin e romëve ka mjaft të homoseksualëve, për shembull, miku më i mirë i Enisit, i cili është si një vëlla për të, është homoseksual. Ata jëtonin në të njejtën zonë dhe janë takuar rastësisht në një park ku takohen meshkujt gej.
Lexoni versionin e plotë në “Il Grande Colibri”