Shtatë vjeçarja Rosie Lohman i pëlqen artet dhe punët e dorës, veçanërisht çdo gjë që përfshin glitter dhe shkëlqim. Aktualisht dëshiron të bëhet DJ kur të rritet, dhe ndodh që ka lindur interseks.
Interseks është një term ombrellë që përdoret për të përshkruar njerëzit e lindur me trupa që perceptohen si të ndryshëm nga kategoritë tipike “mashkull” dhe “femër”.
Rosie kur lindi, kishte dy kromozome X, kështu që mjekët e konsideruan atë femër, por ajo kishte anatominë e jashtme më të ngjashme me atë që shfaqej më shumë në bebet e lindura meshkuj.
“Unë isha ai që vuri re”, tha babai i saj, Eric Lohman. “Infermierja e kapi dhe e tregoi tek ne dhe unë pashë menjëherë trupin e saj dhe vura re se ajo kishte atë që dukej si një penis i vogël”.
“E dija që operacionet ishin të zakonshme për fëmijët interseks, por nuk e kuptoja vërtet si do të funksiononte,” tha Eric.
“Frika ime në atë kohë ishte se ata do të nxirrnin Rosie nga dhoma dhe do të sugjeronin të bënin operacionin” menjëherë.”
Çifti i prindërve kishte rezerva për të bërë operacion për zgjedhjen e gjinisë për Rosien, përpara se ajo të kishte mundësinë të vendoste vetë në këtë çështje.
Nëna e Rosie-s, Stephani Lohman, tha që ndjehej jashtëzakonisht e presionuar nga kirurgët për të pranuar operacionin edhe pasi shprehu shqetësimet e saj për procedurën, përfshirë edhe provat që këto operacione mund të kenë efekte anësore shkatërruese përfshirë një humbje të funksionit seksual e trauma psikologjike, sërish u vu përballë insistimit të doktorëve për përcaktimin e seksit femër për Rosien përmes ndërhyrjes kirurgjikale.
Ata rezistuan, dhe ende sot, vajza e tyre 7 vjeçare, mbart tiparet e të dyja gjinive, pra ende nuk shfaq vetëm tiparet e gjinisë që pritej të përcaktohej nga mjekët gjatë operacionit.
Në vitin 2013, Organizata e Kombeve të Bashkuara kundërshtoi një praktikë të tillë, duke deklaruar se fëmijët nuk kanë aftësinë e të vendosurit në moshë të hershme për gjininë e tyre.
Në vitin 2017, Human Rights Watch konkludoi se operacionet shkelin të drejtat e njeriut të një pacienti. Hulumtimi i tyre zbuloi se këto operacione mund të shkaktojnë dhimbje gjatë gjithë jetës, trauma fizike, humbje të funksionit seksual, nevoja për ndërhyrje dhe mirëmbajtje të hormoneve gjatë gjithë jetës, si dhe dëm psikologjik të ngjashëm me atë të viktimave të abuzimit seksual të fëmijëve.
Shteti i Kalifornisë dhe Nju Jorkut po përpiqet të kalojë një legjislacion të tillë, që ndalon ndërhyrjet në moshë të hershme, pavarësisht disa zërave kundërshtarë dhe grupesh pacientësh që përkrahin metodën e operimit.
Janë të shumtë fëmijët interseks që fati u mundësoi përkimin e gjinisë së tyre me atë të zgjedhur nga doktori, por këto zëra po kundërshtohen dhe nga aktivistët interseks dhe raste të veçanta si ai i Rosiet.
Rosie tani është në proces të kuptojë identitetin e saj gjinor me kushtet e saj. Ndërsa ajo thotë se ende i pëlqen të përdorë përemrat femërorë, tani për tani, dhe dëshiron të ruajë emrin e saj, Rosie thotë se ndonjëherë ndihet si djalë dhe herë të tjera, jobinar.”Sepse unë jam të dy gjinitë!” tha ajo për CNN.
Ajo gjithashtu ka dhe një këshillë për prindërit e rinj të fëmijëve interseks, që shqetësohen për të ardhmen e tyre. “Qetësohuni!”, tha ajo duke qeshur në fund të intervistës.
Burimi:CNN