Hipokrizia e mediave Shqiptare, injorojnë masakrën e Orlandos
Pas tragjedisë në Orlando të Floridas, ku një burrë i armatosur vrau 50 njerëz dhe plagosi 53 të tjerë në një klub gej, duke e bërë atë vrasjen më masive në historinë e shteteve të bashkuara, qëndrimet kanë qenë të ndryshme. Ngushëllimet për të afërmit e viktimave dhe komunitetin LGBT kanë ardhur nga e gjithë bota. Lider të ndryshëm botërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe kanë ofruar ndihmën me çfarë të jetë e nevojshme.
Situata në Shqipëri, tregon komplet të kundërtën. Asnjë nga politikanët nuk ka shprehur keqardhje për jetët e humbura të 50 qënieve njerëzore as në mënyrë formale e as në rrjetet sociale që duket se i preferojnë shumë(edhe pse kur ndodhi tragjedia e Parisit në nëntor të vitit 2015, të tërë u solidarizuan, të tërë shprehën keqardhje madje bënë edhe një cirk të vogël me atë marshimin, për të treguar se sa në harmoni jetojnë fetë tona). Ndoshta sepse sipas tyre, jetët e gejve janë më pak të vlefshme sesa të atyre jo gej? Nuk e di, e nuk dua të hamendësoj.
Ndoshta edhe nuk e prisnim një gjë të tillë nga politikanët tanë, por nga media e prisnim. Media e lirë është këtu për të na informuar për gjithçka, dhe jo vetëm për atë që ato mendojnë se është e rëndësishme, si p.sh. futbolli, përmbytjet, këngëtaret, etj.
Më poshtë kemi përmbledhur disa foto që tregojnë se si e kanë trajtuar mediat e huaja këtë tragjedi,
në krahasim me mediat tona./A.A.