Himni kanadez do të jetë së shpejti me gjini neutrale
Foto: Twitter
Senati kanadez ka miratuar një projektligj që synon ndryshimin e tekstit të himnit kombëtar në Kanada për ta sjellur më afër gjinisë neutrale. Tani pritet miratimi mbretëror nga guvernatori i përgjithshëm për tu shndërruar në ligj. Reforma do të ndyshojë frazën nga “patriotizmi udhëheq të gjithë djemtë” në “patriotizmi na udhëheq të gjithëve” në himnin me titull “O Canada”.
“Lufta” për të ndryshuar këto dy fjalë në himnin kanadez ka nxitur debat të zjarrtë ndër vite. Një plan i ngjashëm reformues është hedhur poshtë nga konservatorët, të cilët përbënin shumicën asokohe në parlament. Projektligji u prezantua për herë të parë në 2016 nga parlamentari liberal Mauril Belanger, i cili u diagnostikua me sëmundjen e sklerozës, duke gjetur vdekjen po atë vit (2016).
Që prej 1980, kur dhe himni kanadez u zyrtarizua, 12 projektligje u prezantuan për ndryshimin e referencës “djemtë” në tekstin e himnit por të gjitha përpjekjet dështuan deri më tani, raporton CBC.
Një grup grash (duke përfshirë këtu shkrimtaren Margaret Atwood dhe ish kryeministren Kim Campbell lançuan një fushatë të re në 2013 për të bërë ndryshime ndaj vargjeve të himnit, me qëllim gjithëpërfshirjen e të gjithë qytetarëve kanadezë. Himni u performua për herë të parë në vitin 1880, me disa versione të ndryshme të tekstit, sipas trashëgimisë kulturore kanadeze.
Versioni origjinal ka qenë i kompozuar në gjuhën frënge dhe u zyrtarizua si himni kombëtar në 1980./k.m/
Burimi: BBC