Hillary Clinton kritikon gjykatësen e cila ka thënë se ‘personat queer me AIDS nuk meritojnë keqardhje’
Hillary Clinton i ka bërë thirrje votuesve në Wisconsin që të kundërshtojnë rizgjedhjen e gjyqtares së Gjykatës së Lartë të shtetit e cila ka bërë komente homofobike.
Rebecca Bradley, e cila ulet në Gjykatën e Lartë të Wisconsin, aktualisht është për t’u rizgjedhur.
Më herët gjatë këtij viti, dolën online kolonat e vjetra të opinionit të shkruara nga Bradley – në të cilat ajo shprehu pikëpamjet tronditëse rreth “personave queer”.
Bradley shkroi: “Ndoshta AIDS Awareness duhet të kërkojë të na edukojë me dhembshurinë e tyre të keq drejtuar për të degjeneruarit që në thelb kryejnë vetëvrasje me anë të sjelljes së tyre.”
Ajo shton për AIDS: “Homoseksualët dhe përdoruesit e drogës që në thelb vrasin veten dhe të tjerët me sjelljen e tyre, nuk e meritojnë keqardhjen time.”
Për seksin gej, ajo thotë: “Seksi heteroseksual është shumë i shëndetshëm në një marrëdhënie martesore të dashur. Seksi homoseksual vret.”
Ajo vazhdoi: “Sa keq që jetët e të degjeneruarve përdorues të drogës dhe queer vlerësohen më shumë se viktimat e pafajshme të sëmundjeve më të përhapura.”
Gjyqtarja e gjykatës së apelit JoAnne Kloppenburg është sfiduese e Bradley për t’u rizgjedhur në garë.
Duke folur në një tubim në Milwaukee përpara parisë Demokratike të shtetit – Hillary Clinton u bëri thirrje votuesve që të mos e votojnë Bradley.
Ish Sekretarja e Shtetit ka thënë: “Nuk ka asnjë vend në asnjë Gjykatë Supreme ose gjykatë në këtë vend, për retorikën e rrezikshme disa dekada të gjatë të Rebecca Bradley ndaj grave, të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe komunitetit LGBT.
“Jo diskriminimit, jo gjuhës së urrejtjes dhe jo Bradley-t.”
Një zëdhënës i Bradley tha për Milwaukee Journal Sentinel se JoAnne Kloppenburg ishte disi bashkëfajtore në sulmet e Klintonit – edhe pse nuk ishte fare e pranishme në tubim.
Zëdhënësi pohoi: “Pretendimet e pavarësisë së Kloppenburg kanë dështuar me votuesit. Tani që sondazhet e shumta tregojnë humbjen e saj, ajo u mbështet nga një nga figurat më të partizane të vendit, demokrates Hillary Clinton, për të kryer sulmet personale të Kloppenberg.”
Znj. Bradley tha: “Kohët e fundit një artikull që kam shkruar kur isha studente në Marquette 24 vjet më parë, ka dalë në sipërfaqe në blogjet e prirura majtas dhe tani edhe në shtypin kryesor.
“Unë kam shkruar si një studente shumë e re, e mërzitur për rezultatin e atyre zgjedhjeve presidenciale dhe jam sinqerisht e zënë ngushtë me përmbajtjen dhe tonin e asaj që kam shkruar vite më parë.
“Për ata që janë ofenduar nga komentet që kam bërë si studente e re kolegji, unë kërkoj falje, dhe ju siguroj se ato komente nuk janë pasqyra të botëkuptimit tim.
“Ato komente nuk kanë të bëjnë me atë që unë jam si person ose si juriste, dhe nuk kanë aspak të bëjnë me çështjet me të cilat përballen votuesit e këtij shteti.”
Ajo shtoi: “Kjo është një fushatë shpifjesh për të shkëputur njerëzit nga çështjet reale. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me filozofitë gjyqësore diametralisht të kundërta.
“Unë kam drejtuar një fushatë pozitive të fokusuar në sundimin e ligjit dhe respektimin rigoroz të Kushtetutës së SHBA-së dhe Wisconsin.
“Jam krenare për njëzet e kusur vjet përvojë që po sjell në këtë garë, duke përfshirë edhe kohën si gjyqtare në gjykatën e fëmijëve të Milwaukee, gjykatën e apelit dhe Gjykatën Supreme.
“Unë do të punoj për popullin e këtij shteti për të siguruar që drejtësia është shërbyer dhe mbështetur në gjykatën më të lartë të shtetit.”
Megjithatë, kundërshtarët janë tallur me të kur ajo kundërshtoi mendimet e saj që ajo vetë ka zgjedhur ti publikojë.
Guvernatori i shtetit, Scott Walker ka insistuar se komentet janë “të parëndësishme” sepse Bradley nuk i mban këto pikëpamje – pavarësisht “keqardhjeve” të saj pa shkëlqim./A.A.