Hillary Clinton ka shpërndarë letrën prekëse të një babai gej të frikësuar nga Republikanët anti-gej
Hillary Clinton ka shpërndarë një letër prekëse nga një familje gej në mbështetje të fushatës së saj.
Clinton shpërndau letrën e Kevinit, një burrë gej i martuar dhe baba.
Në të, Kevin, i cili adoptoi djalin e tij Grey në dhjetor të vitit 2015, thotë se është i shqetësuar për djalin e tij nëse një republikan anti-gej bëhet President.
Letra, optimiste dhe pozitive për ndryshimin në mbështetje të martesës së të njëjtit seks në SHBA, fillon: “Dy muaj më parë (në Dhjetor 2015), ne kemi adoptuar një djalë që e kemi quajtur Grey. Ai është 7 javë tani. Jemi kaq të lumtur dhe të ngazëllyer që jemi bërë prindër; zemrat tona janë kaq të mbushura me dashuri për këtë fëmijë.”
Letra vazhdon: “Mbaj mend atë ditë në dhjetor të vitit 2011, duke ju parë me lot në sytë e mi ndërkohë që ju thoshit:” Të drejtat e gejve janë të drejtat e njeriut, dhe të drejtat e njeriut janë të drejtat e gejve”.
Ai kujton daljen e Clinton në mbështetje të martesës së barabartë gati dy vjet më parë, në mars të vitit 2013.
Ai vazhdon: “Më kujtohet si sot ajo ditë në vitin 2013, vetëm gjashtë muaj para se unë e Robbin të fejoheshim, kur ju publikuat një video në të cilën thoshit ‘Amerikanët LGBT janë kolegët tanë, mësuesit tanë, ushtarët tanë, miqtë tanë, të dashurit tanë , dhe ata janë qytetarë të plotë dhe të barabartë’”, dhe se ata meritojnë të gjitha të drejtat – përfshirë edhe martesën.
“Dhe në tetor të vitit 2015, ju i thatë botës se ‘Të jesh një prind i mirë nuk ka të bëjë me orientimin tuaj seksual ose identitetin tuaj gjinor.'”
“Familja ime dhe unë kemi një interes personal në këto zgjedhje që shkon përtej vetëm bindjeve politike dhe qëndron në thelb të identitetit tonë.”
Më pas, Kevin thotë se ai është “i frikësuar” që një Republikan anti-gej të jetë në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë sinqerisht jam i frikësuar se Grey do të hapë një ditë televizorin dhe do të shohë një president republikan i cili është i sinqertë në besimin e tij se çiftet gej nuk duhet të lejohen të martohen, ose se prindërit gej nuk janë të përshtatshëm për të siguruar të gjitha mundësitë që një çift heteroseksual mund të sigurojë. Unë jam i frikësuar se çfarë roli do të ketë një president republikan për familjen time.”
Letrën e plotë mund ta lexoni në websitin e Hillary Clinton këtu./A.A.