Hillary Clinton i bën thirrje Gjykatës së Lartë të SHBA-ve për t’i dhënë çifteve të të njëjtës gjini të drejtën kushtetuese për t’u martuar.
Vetëm tre ditë pasi njoftoi zyrtarisht kandidaturën e saj për presidencën, Hillary Clinton po i bën thirrje Gjykatës së Lartë të SHBA-ve për t’i dhënë çifteve të të njëjtës gjini të drejtën kushtetuese për t’u martuar.
“Hillary Clinton e mbështet barazinë e martesës dhe shpreson se Gjykata e Lartë do të vihet në anën e çifteve të të njëjtës gjini duke u garantuar këtë të drejtë kushtetuese,” tha zëdhënësi i fushatës Adrienne Elrod për Washington Blade.
Clinton ka treguar në intervistat e vitit të kaluar se ajo favorizon një përqasje shtet-për-shtet mbi barazinë e martesës, kështu që deklarata e Elrod-it është e para që e favorizon atë të jetë një e drejtë kushtetuese.
Deklarata vjen përpara argumenteve verbale gjatë këtij muaji në raste të martesës të të njëjtit seks nga katër shtete, në mënyrë që të vendosin mbi martesën brenda të njëjtës gjini në shkallë vendi.
Gjykata e lartë do të dëgjojë rastet nga Kentucky, Michigan, Ohio dhe Tenesi. Në secilin prej këtyre rasteve, gjyqtarët federalë kishin rrëzuar ndalimin e martesës por ato vendime u ndryshuan nga Gjykata e Apelit të SHBA-ve për Qarkun 6.
Martesa brenda të njëjtit seks është e ligjshme në 37 shtete plus Distriktit të Columbi-së.
Në qershor të vitit 2013 Gjykata e Lartë e SHBA-ve e dëmtoi Mbrojtjen e Aktit Martesor. Që atëherë, ka pasur rreth 60 vendime në gjykatën shtetërore dhe federale që kanë vendosur se ndalimi i martesës është jokushtetues.
Marrë nga: www.gaystarnews.com