Hillari Klinton thotë se ka evoluar në çështjen e martesave gej
Ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton thotë se ajo, si shumica e amerikanëve, ka evoluar në çështjen e martesave gej.
“Unë mendoj se evolimi është fjala që shumë njerëz e kanë përdorur,” tha ajo në një sallë të CNN të martën. “Më shkon për shtat mua, ashtu siç i përshtatet dhe të tjerëve. Një arsye shumë e fortë ishin përvojat që kam pasur me shumë njerëz që njihja dhe i doja.
“Dhe mu bë shumë e qartë se në qoftë se do të mbështesim martesën në vendin tonë, ajo duhet të jetë në dispozicion për të gjithë, pa marrë parasysh se kë dashurojnë dhe se kjo çështje e barazisë së martesës është një çështje e madhe për të drejtat e njeriut,” shtoi ajo. “Kështu që PO, unë kam evoluar me kalimin e kohës dhe jam shumë, shumë krenare të deklaroj se jam një mbështetëse e plotë e barazisë së martesës.”
Ish-sekretarja e shtetit, e cila po shqyrton mundësinë të kandidojë për presidente në 2016-tën, ngrysi disa fytyra gjatë një interviste të fundit me NPR Terry Gross pasi u nxeh mbi fjalën “evoluar” dhe në cilin moment ajo filloi të mbështesë martesat gej.
“E dini, unë duhet të të them, se ju jeni shumë këmbëngulës, por ama jeni duke luajtur me fjalët e mia,” tha Klinton në atë intervistë. “Dhe duke luajtur me atë që është një çështje e tillë e rëndësishme.”
“Unë thjesht po përpiqem të sqarohem që të mund të të kuptoj”, përgjigjet Gross.
“Jo, unë nuk mendoj se ju po përpiqeni të sqaroheni. Mendoj se po përpiqeni të thoni se unë kam qënë kundër [martesës gej], dhe tani jam në favor, dhe e bëra për arsye politike. Kjo është shumë e gabuar. Kam një angazhim të madh për këtë çështje dhe unë jam krenare për atë që kam bërë dhe progresi që jemi duke bërë “, tha Clinton.
Clinton mori pyetje nga Christiane Amanpour e CNN dhe audiences së saj të martën si pjesë e një turneu për të promovuar biografinë e saj të re, Zgjedhje të vështira(Hard Choices).
Marrë nga: huffingtonpost.com