Hidhet nga pallati për vajzën që dashuronte
Një studente 20 vjeçare nga Fieri, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur sot nga taraca e një pallati në afërsi të inxhinierisë së ndërtimit. Policia dyshon se ajo është hedhur për shkak të zhgënjimit nga dashuria që ajo ndiente për një vajzë tjetër. Në një letër ajo ka shkruar: “Dashuria ime ka qenë e sinqertë, por ti kështu ke bërë gjithmonë. Po hidhem sepse nuk po e duroj dot këtë që po më bën. Ti më mashtrove, unë nuk duroj dot më, të kam shumë xhan. Unë po iki që të mbetet ty brenga, të kam shumë xhan”, – përfundon letra e studentes 20 vjeçare nga Fieri. Policia po kërkon vajzën të cilës i është drejtuar letra që të mundë të zbardhë ngjarjen. Për respekt të familjes nuk po publikojmë as emrin e as foton e vajzës./A.A.