Hapet në Beograd një qendër këshillimi për personat LGBTI+
Organizata serbe “Da se zna” në bashkëpunim me Bashkinë Vračar si dhe Institutin e Kulturës Božidarac, kanë hapur qendrën e këshillimit për personat LGBT+, si pjesë e projektit Advokimi Publik në komunitetet lokale, një projekt ky i implemtnuar nga “Trag Foundation”.
Ky bashkëpunim përbën interes të madh për komunitetin LGBTI+ në shumë aspekte, meqenëse ky projekt sjell një hapësirë të re për të gjithë personat LGBTI+ në Beograd të cilët do të kenë mundësinë të marrin konsulencë psikologjike dhe/ose ligjore, por qendra është e hapur dhe për të gjithë personat që duan të informohen më shumë rreth çështjeve LGBTI+ si dhe për të suportuar komunitetin.
Ky projekt ka dhe mbështetjen e bashkisë, që dëshmon vullnetin e autoriteteve shtetërore për advancimin e barazisë gjinore. Qendra i hapi dyert e saj që prej 15 janarit të këtij viti.
Burimi: ERA-LGBTI