Hapet bari i parë gej në Teheran
E pamenduara ka ndodhur: një bar amerikan gej i quajtur “The Pink Cucumber” sapo është hapur në qendër të Teheranit. Si një emisar i Ministrisë së të Vërtetës të Bashkimit Europian kisha nderin të merrja pjesë në një vizitë kulturore në Iran për të studiuar këtë fenomen.
Vizita ime e parë ishte në zyrat e kryeministrit Rouhani. Kryeministri theksoi se qeveria e tij donte ti tregonte botës se Irani respekton idetë dhe preferencat e kulturave të tjera. Fjalët e tij të sakta ishin:
Ne shpallim që kemi një fe tolerance dhe paqe. Bota do të na thërriste hipokritë të ndyrë në qoftë se do të përpiqeshim ti mohonim këtyre emigrantëve gej të drejtat e tyre. Unë sigurisht do ta mbysja djalin tim në gjakun e dhisë në qoftë se ai do të bëhej gej, por për kulturat e tjera ne duhet të tregojmë respekt për vlerat e tyre të veçanta.
Gjatë asaj dite vizitova lagjen ku ndodhet The Pink Cucumber (Kastraveci Rozë), një zonë e zhurmshme e Teheranit e quajtur Sandersville, e mbushur me restorante të stilit të hamburgerave amerikanë dhe kafeneve evropiane. Udhërrëfyesi im për atë ditë nuk ishte tjetër veçse i Madhi Ayatollah Khamenei. Ajatollahu shpjegon:
Kur erdhën refugjatët e parë Trump nga Perëndimi, ne u hapëm krahët. Ata erdhën për të jetuar këtu në qendër të Teheranit dhe e quajtën këtë pjesë të qytetit “Sandersville’. Pas pak kohësh ata filluan të shkaktojnë probleme: dallimet kulturore ishin shumë të mëdha për tu kapërcyer. Vajza të reja të veshura shumë pak, gejtë që kishin dalë hapur, njerëz të dehur – dhe kjo në mes të një komuniteti konservator mysliman. Çdo njeri me pak sens mund të shihte se kjo do të shkaktonte probleme.
Kalojmë përbri disa djemve të rinj, në dukje si suedezë duke ngacmuar me fjalë një vajzë vendase të mbuluar me shami. Ata e rrethojnë atë, por kur shohin kamerat tona ikin shpejt. Vajza është e sigurt … tani për tani.
Ayatollahu i Madh vazhdon: “Unë dhe kolegët e mi të policisë fetare u përpoqëm të kundërshtojmë, por një organizatë e quajtur Këshilli i Marrëdhënieve Amerikane Iraniane na diskretituan në shtyp dhe filluan procedurat ligjore. Në fund u tërhoqëm.” Ai shtoi se sipas tij ky “këshill” është sponsorizuar nga fuqitë e huaja të errëta, por ai ka mbetur i pafuqishëm kundër tyre.
Duke ecur nëpër Sandersville kaluam disa britanikë të dehur që po villnin, amerikanë të shëndoshë që po gëlltisnin hamburgera, dhe gra të reja gjermane që na tregonin gjokset e tyre. Gratë vendase, të mbuluara nga koka deri te gishtërinjtë, kalojnë nëpër gjithë këtë kaos, duke u përpjekur që të vazhdojnë jetën si zakonisht – por ato në mënyrë të qartë janë të neveritura në mes të gjithë kësaj shfaqjeje dekadente.
Kur arrijmë tek Kastraveci Rozë, një aksion proteste të anëtarëve të ish-policisë fetare dhe Etela’at (policia sekrete) po shpërndahet nga oficerët zyrtarë policorë. Në mes të britmave “fjala e lirë për fashistët fetarë” dhe “vrasja e të pafeve është gjithashtu kulturë,” ndërhyn policia speciale dhe pastron rrrugët brutalisht. Pas pak kohe, vetëm tingujt e “Waterloo” nga ABBA dëgjohen në rrugë, që vijnë nga bari. Nga dritarja, ne mund të shohim njerëz lakuriq që kërcëjnë në një tryezë.
Kur e pyes zotin Khamenei nëse ai është i trishtuar kur sheh se Irani i tij po ndryshon në mënyrë të shpejtë, ai përgjigjet: “Ne duhet të ndjekim udhëheqjen e Profetit tonë. Ne duhet ti pranojmë këta njerëz të huaj, edhe nëse kjo dëmton rrugën tonë të jetës. Ne nuk mund ti kërkojmë botës perëndimore të jenë tolerant ndaj nesh, nëse ne nuk tregojmë tolerancë ndaj mendimeve të tyre. Dhuna ndaj gejve nuk mund të ndodhë në Iran. Ne do të ishim budallenj në qoftë se do të fillonim të vrisnim njerëz të një orientimi të ndryshëm seksual, dhe pastaj të themi se ndjekim një fe të paqes. Askush nuk do të na merrte kurrë më seriozisht”.
Por kur hoqi vështrimin, munda të vija re një lot të vetëm që i binte nëpër faqe./A.A.