Hakerat piratojnë llogari Twitteri të ISIS pas masakrës së Orlandos
Një numër llogarish Twitteri që i përkasin grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) janë piratuar nga hakerat.
Një haker i njohur si WauchulaGhost ka piratuar një numër llogarish Twitter pro ISIS – dhe i lidhi ato me faqe pornografike gej dhe i mbuloi ato me flamuj ylberi.
Hacker – i cili është i lidhur me Anonymous – fillimisht filloi të piratojë llogaritë muaj më parë, por i ka shtuar përpjekjet e tij pas të shtënave në masë në klubin e natës Puls të dielën.
Gjatë kësaj kohe, ai ka marrë kontrollin e mbi 200 llogarive Twitter që i përkasin mbështetësve të ISIS.
Hakerët kanë përdorur llogaritë e piratuara për të zëvendësuar propagandën urryese të militantëve të ISIS – i njohur gjithashtu si Daesh – me flamuj ylberi, mesazhe pro-LGBT dhe linqe me pornografi të të njëjtit seks.
Mesazhet e postuara në llogaritë e komprometuara përfshijnë “Jam gay dhe krenar” dhe “kam dalë hapur dhe jam krenar.”
Megjithatë, hakeri thotë se përpjekjet e tij nuk synojnë të kenë objektiv popullsinë myslimane në tërësi – vetëm disa “ekstremistë xhihadistë”.
“E bëra për jetët e humbura në Orlando. Daesh [ISIS] janë përhapur dhe e kanë lavdëruar sulmin, kështu që unë mendova se duhet të mbroja ata që ishin të humbur, “tha ai për Newsweek.
“Marrja e jetëve të pafajshme nuk do të tolerohet.”
Në prag të të shtënave masive, udhëheqësit myslimanë amerikanë kanë paralajmëruar ISIS se ata nuk flasin për komunitetin e tyre.
Nihad Awad, duke folur për Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike u tha gazetarëve se të shtënat ishin “një krim urrejtjeje, qartë dhe të thjeshtë.”
Që nga sulmi, organizata i ka kërkuar komunitetit mysliman të dhurojnë gjak pas një mungese të tij për shkak të numrit të lartë të viktimave.
50 persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur gjatë krimit të urrejtjes, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda barit gej, Pulse.
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili u krye nga shtetasi amerikan Omar Mateen./A.A.