“Hajde siç je”, parada e gjashtë e krenarisë në Selanik
Parada e Krenarisë në Selanik, një nga paradat më të mëdha në Evropë, feston vitin e saj të gjashtë. Parade e këtij viti me moton “Hajde siç je”, do të mbahet në 14-17 qershor dhe këtë vit i dedikohet të drejtës për ta identifikuar veten ashtu siç ndihemi si dhe respektimit të identitetit të tjetrit.
Thessaloniki Pride kërkon t’iu kujtojë njerëzve se identitetet seksuale dhe gjinore, janë të lidhura me personin që i mban dhe kërkon të identifikohet me to. Secili prej nesh ka të drejtë të pranojë identitetin dhe shprehjen gjinore që dëshiron, ta bëjnë të dukshëm seksualitetin e tyre dhe të bien në dashuri me këdo që duan.
Në vitin e gjashtë të Paradës, organizatorët duan të ftojnë njerëz nga i gjithë rajoni për një pjesëmarrje sa më gjithëpërfshirëse. Për katër ditë rresht, Selaniku do të kthehet në një festë të madhe me evente të ndryshme, festa në rrugë, koncerte dhe sigurisht marshimi i krenarisë.