Pasaportat gati, për udhëtimin e parë sapo të mbarojë pandemia.
Grindr, aplikacioni i famshëm i njohjeve ka shtrirë tashmë prezencën e tij thuajse në të gjithë vendet e botës.
Nga statsistikat e publikuara së fundmi prej Grindr në rubrikën Grindr Unwrapped (zbërthyer), duket se disa rajone kanë preferenca dukshëm të ndryshme nga të tjerët.
E rëndësishme është që të theksohet se këto të dhëna nuk kanë për qëllim të krijojnë një raport “shkencor” mbi sjelljet globale mbi takimet. Në vend të kësaj, të dhënat e publikuara nga Grindr janë një mënyrë argëtuese dhe joformale me të cilën përdoruesit e aplikacionit do të mund të njihen më mirë me njëri-tjetrin dhe të shërbejnë për thyerjen e akullit në bisedat e para në aplikacion.
Sipas të dhënave të një grupi të përdoruesve, Vietnami, Suedia Tajlanda, Peruja dhe Afrika e Jugut janë vendet me përqindjen më të madhe të përdoruesve që e cilësojnë veten si pasivë gjatë vitit 2020.
Ndërkohë, Nigeria, shtet ku seksi homoseksual është ende i paligjshëm, është shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha të aktivëve, prapa Marokut dhe Indisë dhe përpara Kilit dhe Izraelit.
Nëse jeni duke kërkuar për një burrë që është i gatshëm për çfarëdolloj gjëje, Amerika e Jugut është padyshim destinacioni juaj i duhur, me burra në Venezuelë, Guatemalë dhe Argjentinë që ka shumë të ngjarë të rendisin veten e tyre si vers.
Këto të dhëna përfaqësojnë vetëm një nënseksion të përdoruesve (jo të gjithë përdoruesit e Grindr përfshijnë këtë informacion në profilet e tyre), dhe të dhënat përfaqësojnë vetëm një nënseksion të komunitetit global queer.
Në të dhëna të tjera, Shtetet e Bashkuara mbeten tregu më i madh për aplikacionin, i ndjekur nga Brazili, Meksika, India dhe Mbretëria e Bashkuar.
E diela është dita me numrin më të madh të përdoruesve në mbarë botën, ndërkohë që numërohen mbi 855 milionë foto të dërguara në muaj midis përdoruesve.
Po ju sjellim dhe emojit më të përdorura, duke ju uruar një vit me sa më shumë taps dhe përdorues me foton e tyre në profil.

Burimi: Grindr