Greqia jo në rrugën e duhur: ligji i ri duhet të mbështesë të drejtat e personave transgjinorë
Personat transgjinorë në Greqi janë të gatshëm të përshpejtojnë reformimin e sistemit ligjor përmes së cilit ata mund të ndryshojnë emrin dhe identitetin e tyre gjinor në rrugë ligjore, pas vitesh të tëra diskriminimi.
Një draft-ligjor është hartuar për reformimin në njohjen e identitetit gjinor. Në këtë hap përparimtar theksohet se ligji i ri lejon personat transgjinor të ndryshojnë në dokumentet e tyre vetjake emrin dhe identitetin gjinor pa patur nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale apo testesh mjekësore. Por ky ligj mbart dhe shumë cene.
- Kërkohet që gjykata të vendosë bazuar mbi stereotipe nëse pamja e jashtme e personit në fjalë përputhet me identitetin gjinor që ai vetë-përcakton;
- Kufizohet aksesi në këtë ligj për personat minorenë poshtë moshës 17 vjeçare, po ashtu edhe refugjatëve dhe emigrantëve, duke jetuar deri në këtë moshë me bullizëm, dhunë dhe diskriminim sistematik;
- Shtyn divorcin tek personat transgjinorë të martuar të cilët duhet të divorcohen përpara se të ndryshojnë identitetin e tyre gjinorë në letra. Ligji shkon më tej duke ndaluar ndryshimin e identitetit gjinor të këtyre personave në çertifikatat e lindjes së fëmijëve të tyre, duke cenuar rëndë jetën private të tyre;
Lajmi i mirë është se ka akoma kohë për ta ndryshuar këtë propozim. Drafti ligjor po diskutohet në parlament dhe aktivistët për të drejtat e komunitetit trans në Greqi po lobojnë për ndryshim.
Nëse mijëra njerëz përreth botës ndërmarrin aksion ne mund ta inkurajojmë Greqinë që të implementojë një sistem të mirë ligjor për këtë komunitet duke iu bashkangjitur shteteve të cilat e kanë integruar më së miri këtë ligj.
Duke nënshkruar këtë peticion një mesazh i rëndësishëm i komunikohet Ministrit grek të Drejtësisë, Transparencës dhe të drejtave njerëzore, Stavros Kondonis si edhe parlamentarëve grek që mos ta çojnë dëm këtë mundësi për të bërë mirë.
Ata mund të sigurojnë që ligji i ri mbështet të drejtat e personave transgjinorë duke bërë ndryshimet e duhura:
- Duke lejuar personat trans të ndryshojnë emrin dhe identitetin e tyre gjinor pa iu referuar pamjes së tyre të jashtme por vetëm identitetit me të cilin ata identifikohen;
- Duke hequr kufizimet në moshë dhe duke iu dhënë minorenëve këtë të drejtë ligjore, sikurse dhe refugjatëve e emigrantëve
- Duke eliminuar barrierat për transgjinorët e martuar pa i forcuar ata në divorcim në mënyrë që të ndryshojnë emrin dhe identitetin gjinor. E njëjta gjë aplikohet dhe për çertifikatat e lindjes së fëmijëve të prindit transgjinor ku emri dhe identiteti i këtij të fundit mund të ndryshohet./k.m/
Burimi: Amnesty International