Google+ fut “pafund” opsione për personalizimin e gjinisë
Faqja sociale e Google ka ndryshuar opsionet për përdoruesit kur përcaktojnë gjininë e tyre, duke lejuar opsione “pafund”.
Opsioni e bën Facebook-un më të arritshëm për njerëzit trans dhe për interseksualët, të cilët më parë kane qenë të detyruar ose të zgjidhnin një gjini, ose të mos e listonin fare gjininë.
Ndryshimet që u sollën këtë javë në Google+ do të thotë që përdoruesit mund të përshkruajnë gjininë e tyre duke përdorur çfarë do termi me të cilin ata identifikohen.
Kjo zëvendëson opsionet binare të tilla si “mashkull”, “femër”, dhe “tjetër”.
Ndërsa këto opsione do të jenë ende në dispozicion, butoni “custom” do të lejojë përdoruesit që të shkruajnë tekst, si dhe të fusin një mundësi për përemra të ndryshëm.
Facebook-u në fillim të këtij viti prezantoi mundësitë gjinore të personalizuara, në vend që të detyrojnë njerëzit të zgjedhin mes ‘mashkull’ dhe ‘femër’.
Për më shumë klikoni në : Pinknews.co.uk