Gjysma e të rinjve britanikë janë të paktën pakëz gej
Gjysma e të rinjve britanikë sipas një sondazhi të ri thonë se nuk janë 100 për qind heteroseksualë.
Kur ju kërkua të vendosnin veten në një shkallë seksualiteti, duke filluar nga ekskluzivisht heteroseksual në ekskluzivisht homoseksual, 72 për qind e të rriturve dhe 49 për qind e njerëzve të moshës 18 deri 24 vjeç zgjodhën një pozicion krejt tjetër nga plotësisht heteroseksual.
Sondazhi, që doli sot nga anketuesit e respektuar YouGov, gjetën se vetëm katër për qind e të rriturve e klasifikuan veten si tërësisht homoseksualë, me vetëm nën një të pestën që e vendosnin veten diku midis dy ekstremeve.
Me çdo brez, njerëzit duket se e shohin seksualitetin e tyre si më pak të ngurtësuar.
Nga1,632 njerëz të anketuar, 60 për qind e heteroseksualëve dhe 73 për qind e homoseksualëve mbështetën idenë se seksualiteti është një shkallë.
Më pak se gjysma e 18deri 24 vjeçarëve mendojnë se janë plotësisht heteroseksualë dhe 43 për qind thonë se janë diku në mes, pa marrë parasysh disa prej të anketuarve që nuk kishin asnjë opinion.
Kjo krahasohet me ata 60 vjeç e sipër, ku 89 për qind thanë se ishin plotësisht heteroseksualë ose plotësisht homoseksualë.
Shumica e këtyre të anketuarve do të kenë qenë në moshën e shkollës, kur homoseksualiteti midis meshkujve u legalizuar, në vitin 1967.
Rreth një e katërta e atyre të moshës midis 18 dhe 39 u raportua që kanë pasur një përvojë homoseksuale, në krahasim me vetëm nëntë për qind e atyre të moshës 60 vjeç e sipër.
Më shumë meshkuj raportojnë se kanë pasur një përvojë homoseksualë. Një e pesta e meshkujve, në krahasim me 14 për qind të femrave, raportojnë se kanë pasur një përvojë seksuale me dikë të gjinisë së njëjtë.
Të anketuarëve u është kërkuar që ta vënë veten në një nga shtatë nivelet e seksualitetit, duke filluar nga 0 (100 për qind) heteroseksual në 6 (100 për qind) homoseksual. Nivelet një deri në 5 po rrisnin nivelin e homoseksualitetit.
Will Dahlgreen, një gazetar i të dhënave në YouGov, tha: “Është e qartë që këto shifra nuk janë masa të biseksualitetit aktiv – në përgjithësi, 89 për qind e popullsisë e përshkruan veten si heteroseksualë – por duke e vendosur veten në nivelin 1 lejon mundësinë e ndjenjave dhe përvojave homoseksuale.
Bota pa një shpërthim emocionesh, pasi Gjykata e Lartë i bëri ligjore martesat brenda të njëjtit seks në të gjithë SHBA-në në fillim të këtij viti.
Parada Gej janë zhvilluar në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe ato armiqësore ndaj homoseksualitetit, siç është edhe Uganda./A.A.