Gjysma e doktorëve evropianë mendojnë se të jesh gej është sëmundje
Një raport i ri ka zbuluar se një numër i madh mjekësh në Evropë ende mendojnë se të qenit gej është sëmundje.
Në një sondazh ku u intervistuan profesionistë mjekësorë nga 19 shtetet anëtare, Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) ka zbuluar se më shumë se 50% e mjekëve në disa vende ende e trajtojnë homoseksualitetin si një sëmundje.
Raporti, i cili bën thirrje që të ndërmerren hapa për të ndaluar klasifikimin e homoseksualizmit si sëmundje, ka deklaruar se në vende të tilla si Bullgaria, Hungaria, Italia, Letonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia, profesionistët mjekësorë foli për homoseksualizmin si “infektues”. Në Rumani, gjysma e profesionistëve të intervistuar e shihte homoseksualitetin si një çrregullim.
Po ashtu shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor nuk dinin problemet që mund të ndikojnë njerëzit e këtij komuniteti.
Në një përgjigje nga një infermiere në Rumani, ajo shpjegoi se njerëzit LGBT janë trajtuar si “murtaja”.
“Ne konsiderojmë se këto sëmundje janë të krijuara nga fakti se këta njerëz kanë patur një incident të keq gjatë fëmijërisë dhe pastaj përpiqen t’i përgjigjen kësaj nevoje në një mënyrë të ndryshme nga njerëzit e tjerë,” tha ajo.
“Kur [një gej] shkon për herë të parë në një departament mjekësor, atëherë është e sigurt se ai person është konsideruar nga punonjësit, duke filluar me truprojën dhe mbaron me nuk e di se kë, si murtaja.”
Michael O’Flaherty, drejtor i FRA-së, tha se raporti theksoi punën që duhet të bëhet me arsimin dhe trajnimin profesional me qëllim për të luftuar diskriminimin.
“Njerëzit LGBT kanë të njëjtat të drejta për arsim, për shëndetësi dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë si gjithë të tjerët. Edhe ata kanë të drejtë të jetojnë jetën e tyre me dinjitet, të lirë nga frika dhe diskriminimi,”tha ai.
“Gjetjet e fundit të FRA-së tregojnë se disa mjekë ende gabimisht besojnë se homoseksualiteti është sëmundje. Ata nënvizojnë nevojën për BE-në dhe shteteve anëtare të saj që ët fuqizojnë zyrtarët publikë për të vepruar në detyrën e tyre për të ofruar shërbim me cilësi të lartë dhe të ndihmojnë që vuajtjet e shumë njerëzve LGBT të përfundojnë.”
Njësoj si homoseksualiteti, raporti thotë se njerëzit transgjinorë në veçanti vuajnë për shkak të mungesës së vetëdijes në kujdesin shëndetësor.
Ai gjithashtu theksoi faktin se një numër i madh i krimeve të urrejtjes LGBT shpesh nuk raportohen, ose nuk janë të regjistruar në mënyrë korrekte nga ana e oficerëve të policisë.
Hulumtimi vjen pas një raporti nga Stonewall vitin e kaluar që ka theksuar diskriminimin ende të përhapur në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar.
Raporti gjeti se një në dhjetë punonjës socialë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor kishin dëgjuar kolegë duke shprehur besimin se pacientët LGBT mund të shërohen nga seksualiteti i tyre./A.A.