Gjymtohet në gjenitale dhe më pas digjet transgjinori amerikan
Tre të dyshuar janë arrestuar për vrasjen makabër të adoleshentit transgjinor nga Teksasi.
Ally Steinfeld, 17 vjeç , listohet si transgjinori i 21 që vritet në SHBA për këtë vit.
Trupi i pajetë u gjend pranë një shtëpie në pronësi të Briana Calderas, 24 vjeçare.
Calderas është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë: Isis Schauer and Andrew Vrba, të dy 18 vjeçar. Vrba ka rrëfyer në polici se e ka goditur Ally vazhdimisht me thikë dhe i ka dëmtuar gjenitalet. Më pas Calderas dhe Schauer kanë shkuar të blejnë mjete për të varrosur trupin e Ally. Kur janë kthyer e kanë mbështjellur trupin e Ally dhe e kanë djegur.
Tre të arrestuarit janë akuzuar për vrasje me paramendim dhe braktisje të trupit të pajetë.
Një i dyshuar i katërt ka dalë nga investigimet policore. Emri i tij është James T. Grigsby.
Ally u raportua i zhdukur që në fillim të muajit, duke e shtyrë familjen të nisi kërkimet për të.
Vrasja e Ally kthehet në vrasjen e transgjinorit të 21 për këtë vit në SHBA sipas raportimeve të Human Rights Campaign. Kjo do të thotë se 2017 përbën një vit shumë fatkeq për komunitetin trans.
Që prej emërimit të tij si president, Donald Trump ka marrë një kalvarë kritikash për mënyrën se si ai i përqaset komunitetit të transgjinorëve.
Në shkurt ai e tërhoqi mbrotjen ndaj studentëve trans. Kurse muajin e kaluar ai bëri të ditur ndalimin e personave transgjinorë për të shërbyer në ushtri. Lajmi i vrasjes së Ally del në dritë pas vrasjes tjetër makabër të gruas transgjinore Derricka Banner, 26 vjeçare, e cila u gjet e vdekur në makinë në Charlotte, Karolinën Veriore./k.m/
Burimi: Pink News