Gjykata kineze hedh poshtë për të parën herë “kurën” ndaj homoseksualitetit
Në një vendim të paprecedent, një gjykatë kineze i ka dalë kundër së ashtuquajturës kurë për homoseksualitetin. Rasti në fjalë vjen nga një spital publik ku një burri homoseksual iu caktua një terapi për shërimin e homoseksualitetit.
Ky është rasti i parë kur një gjykatë del kundër vendimit të një institucioni publik. Burri, i identifikuar si Yu, u shtrua nga bashkëshortja në pavijonin psikiatrik me numër 2 në spitalin Zhumadian, pranë provincës së Henan-it. Pasi iu imponua të merrte medikamente, mjekët kryen disa injeksione me shpresën se orientimi seksual i tij do të ndryshonte.
Gjykata e hodhi poshtë pretendimin e spitalit, duke u shprehur se spitali duhet të kërkojë falje publike ndaj “pacientit” homoseksual në gazetat lokale. Gjithashtu Yu do të dëmshpërblehet me shumën prej 5.000 RMB, ose 375 dollarë amerikanë si formë kompensimi.
Mbi të gjitha Yu pati një sërë të drejtash të tjera të cenuara, duke filluar nga fakti se ai u shtrua në spital pa vullnetin dhe dëshirën e tij. Ndërkohë ai nuk shfaqi në asnjë moment rrezikshmëri për ndokënd. Kina e ka dekriminalizuar homoseksualitetin në vitin 1997 kurse Shoqata kineze e Psikiatrisë e ka deklasifikuar homoseksualitetin nga lista e sëmundjeve mendore që prej vitit 2001./k.m/
Burimi: PinkNews