Gjykata e Lartë e Japonisë, shpjegon vendimin për sterilizmin e transgjinorëve

Gjykata e Lartë e Japonisë ka miratuar një ligj që i detyron njerëzit transgjinorë të sterilizohen përpara se të ndryshojnë ligjërisht gjininë e tyre.
Trupi gjykues i përbërë prej katër gjyqtarëve, vendosi në 24 janar unanimisht, të refuzojë një ankesë të paraqitur nga Takakito Usui, një person trans që dëshiron të ndryshojë gjininë në dokumentet e tij zyrtare, njoftoi burimi Australian SBS News.
Usui po përpiqej të përmbyste Ligjin 111, i cili parashikon që çdo person që kërkon të ndryshojë ligjërisht gjininë e tij që të mos ketë fare “gjendra riprodhuese, apo gjendra riprodhuese që e kanë humbur funksionin”.
Njerëzit trans, gjithashtu duhet të kenë “një trup i cili duhet të duket se ka pjesë që i ngjajnë organeve gjenitale të atyre të gjinisë së kundërt”, sipas ligjit të vitit 2003, i cili u kushtetua nga gjyqtarët e Gjykatës Supreme.
Usui, fushata ligjore e të cilit tani është e gjatë, iu përgjigj vendimit duke thënë: “Gjëja thelbësore nuk duhet të jetë nëse je bërë operacion apo jo, por sesi dëshiron të jetosh si individ”.
Në vendimin e tyre, gjyqtarët thanë se Ligji 111 parandalonte “probleme” në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, të cilat mund të çonin në “konfuzion” dhe “ndryshime të menjëhershme” në të gjithë shoqërinë japoneze. Ata, inkurajuan shumë thatë aktivistët trans, duke thënë se legjislacioni ishte invaziv dhe duhet të rishikohet rregullisht së bashku me ndryshimet kulturore gjatë kohës.
Avokati i Usuit, tha se pasazhet e vendimeve të gjyqtarëve mund të ndihmonin në zgjerimin e fushatës, për t’i bërë politikanët të ndryshonin ligjin.
Japonia është ende në proces në lidhje me trajtimin e të drejtave për transgjinorët
Vitin e kaluar, qeveria japoneze njoftoi se do të subvenciononte operacionin e afirmimit të gjinisë për njerëz trans,- për aq kohë sa ata nuk marrin trajtim hormonal dhe nuk kanë kushte të tjera ekzistuese.
Sapo operacioni të mbulohet nga sigurimet publike në Japoni, një pacient do të duhet vetëm të paguajë deri në 30% të shpenzimeve të përgjithshme të kirurgjisë, raportoi Japan Times.
Megjithatë, njerëzit trans që kërkojnë operacione për konfirmimin e gjinisë ende përballen me pengesa të shumta. Aplikantët duhet të jenë steril, të vetëm, pa fëmijë nën moshën 20 vjeç dhe t’i nënshtrohen një vlerësimi psikiatrik për të marrë një diagnozë të “Çrregullimit të Identitetit Gjinor” – e njohur zakonisht si disfori gjinore në SHBA dhe Britaninë e Madhe./l.k/