Këshilli i Evropës në Tiranë po realizon një pyetësor me qëllim matjen e fenomenit të gjuhës së urrejtes në Shqipëri dhe impaktin e saj.
Qëllimi i sondazhit është vlerësimi dhe rritja e nivelit të ndërgjegjësimit rreth gjuhës së urrejtjes në shoqëri.
Rezultatet e përftuara do të përdoren për të mbështetur dhe zbatuar aktivitete që lidhen me luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe efektet e gjuhës së urrejtjes.
Për këtë arsye, do të ishim shumë mirënjohës nëse do të plotësonit pyetësorin në vijim i cili do të na japë pikëpamjet tuaja rreth kësaj tematike.
Pyetësori plotësohet në formë anonime dhe merr më pak se 5 minuta për tu plotësuar.