Çfarë ndodh pasi një lajm dizinformues shfaqet dhe merr lexueshmëri? Po me personat e prekur nga dizinformacioni i shfaqur çfarë ndodh?
Qëllimi i këtij pyetësori është të kuptojmë se çfarë është, si ndodh dhe përse ndodh dizinformimi në media në lidhje me komunitetin LGBT+.
Personat e pyetur i përkasin grupmoshave të ndryshme, kanë profesione të ndryshme dhe edhe qasjen me dizinformimin e kanë të ndryshëm. Problemi i dizinformimit është një temë delikate dhe që shpeshherë mbyllet me lëndimin e personave. Ajo çka duam të kuptojmë në lidhje me dizinformimin është se si mund të “shpëtojmë” prej tij. Shpërndarje e informacioneve gjerësisht, ndërveprim mes mediave dhe anëtarë të komunitetit, vendosja e një ekuilibri për të dy palët.
Pyetësori pritet të na tregojë shifra, mungesa, informacione të cunguara, etj.