Gjermania votoi sot “pro” martesave brenda së njejtës gjini
Parlamenti gjerman votoi sot ‘pro’ barazisë martesore. Reforma iu lejon çifteve homoseksuale të drejta të plota për martesat si dhe iu lejon të adoptojnë fëmijë.
Kodi ligjor gjerman do të lexojë nga sot: “Martesa është lidhja e jetës nga dy njerëz të gjinive të ndryshme ose të njëjta”, shkruan AFP.
Kancelaria Merkel, edhe pse ishte vet ajo që sinjalizoi mbështetjen për të çuar për votim reformën në parlament, sot votoi kundër. 393 deputetë votuan në favor, 226 votuan kundër dhe 4 deputetë abstenuan.
Deri sot, martesat gej njihen ligjërisht në Norvegji, Suedi, Danimarkë, Finlandë, Islandë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Portugali, Luksemburg, Francë, Britani e Madhe dhe Irlandë.
Ndërsa në Austri dhe Itali, njihen ligjërisht vetëm bashkëjetesat civile. /m.g/
Burimi: BBC