Me rastet e koronavirusit gjithnjë në shifra shqetësuese, janë të shumtë shtetet e Europës dhe Amerikës, që po bëjnë thirrje për respektimin e masave parandaluese.
Me kapacitetet spitalore drejt limitit, qytetarëve u bëhet thirrje për shmangien e grumbullimeve, duke ju frikësuar dhe periudhës së festave që lam pas, e cila mund të sjellë një rritje të rasteve në shumë vende të botës, të cilat mezi po përballojnë fluksin aktual të infektimeve me Covid-19.
Në instagram, prej disa muajsh, një llogari e quajtur GaysOverCovid (Gej të lodhur nga Covidi) është duke demaskuar e duke turpëruar publikisht, persona të cilët në kohë pandemie mburren me udhëtimet, partyt e paligjshme dhe grumbullimet në vende të ngrohta, duke shkelur rregullat e vendosura për parandalimin e pandemisë.
Shumë prej këtyre personave, janë parë të udhëtojnë në vende ku mjekësia nuk është aq e përparuar, e ku pasojat e pandemisë janë të shumëfishta.
Të gjithë ne jemi të lodhur nga pandemia, por ka persona që janë vërtetë të sëmurë, të lodhur, dhe që madje kanë humbur dhe jetën
Kanë qenë të shpeshta lajmet e grumbullimeve të paligjshme dhe festave ilegale në plazhet e Meksikës apo Brazilit. Së fundmi, një varkë ku një grup djemsh gej po festonin duke thyer rregullat, u përmbys në brigjet e Meksikës, fatmirësisht pa viktima.
Të shumta janë dhe raportimet mbi figura të njohura në rrjete sociale, që pas udhëtimeve të tyre, nuk respektojnë izolimin 10 ditor, duke vazhduar normalisht me jetën e tyre.
Disa media në rrjete sociale, e kanë quajtur llogarinë GaysOverCovid si nxitëse të një ‘lufte civile’ online brenda komunitetit LGBTI+, por të shumtë kanë qenë dhe mbështetësit e tyre.
Foto: Andriana Mereuta / Miami Herald/TNS nga Getty Images file