Fushata e Ilhan Omar, mbështet ligjin që ndalon terapinë e konvertimit të homoseksualëve

Demokratët e Minesotës, e quajtën ‘’torturë’’ terapinë e konvertimit të homoseksualëve, duke u shprehur, se kjo nuk duhet të jetë më një praktikë ligjore as në Minesota, apo në ndonjë shtet tjetër.
Demokratja Ilhan Omar, gjithashtu ka tubuar me të rinjtë LGBTIQ në mbështetje të bërjes së një projektligji të ri në Minesota, kundër terapisë së konvertimit homoseksual për të miturit ose të rriturit në nevojë. Ajo, foli të enjten në emër të shtetit të saj, për një turmë që marshoi për shtatë vjetorin e Samitit të të Rinjve të Minesotës në Kolegjin ‘’Shën Pali’’.
Omar ishte bashkë-ideuese e një projektligji të ngjashëm kur ajo ishte në Kongresin e Minesotës. Ajo u zgjodh në Kongres në nëntor – si një nga dy gratë e para muslimane që kanë shërbyer ndonjëherë në Kongresin e SHBA-së. Zgjedhja e saj u prit dhe u komentua nga një shumësi njerëzish, si një shenjë që tregon për larmishmërinë e një të ri polikanësh, që vijnë në pushtet në Kapitol Hill.
Jeanine Pirro nga Fox News, kohët e fundit e sulmoi Omarin publikisht për mbajtjen e hixhabit ndërsa shërbente në Kongres, duke vënë në dyshim ose duke vënë në dukje se Omar kështu, ka mbështetur Ligjin e Sheriatit dhe jo kushtetutën e SHBA. Fox News dënoi hapur Pirro-n, për vërejtjet.
Demokratët e Minesotës, e cilësuan terapinë e konvertimit homoseksual si “torturuese”, çka nuk duhet lejuar që të bëhet praktikë ligjore askund, jo vetëm në Minesota.
Demokrati i Mineapolisit, Scott Dibble, i vetmi senator homoseksual në Minesota, i kërkoi turmës të takoheshin me ligjvënësit e tyre, të luftonin për ndryshim dhe të kandidonin për poste dhe pushtet. /l.k/