Franca paraqet një proces të lehtësuar për njohjen ligjore të personave transgjinorë
Franca ka miratuar rregulla të reja të njohjes gjinore për personat transgjinorë që e ndajnë procesin e njohjes ligjore nga trajtimi mjekësor.
Parlamenti Francez votoi këtë javë për të futur një mekanizëm të ri ligjor të njohjes gjinore që e bën më të lehtë për personat transgjinorë të fitojnë njohjen si gjinia e tyre ligjore.
Dispozitat kaluan në Asamblenë Kombëtare si pjesë e një ligji të drejtësisë (La loi sur la justice au XX1eme siècle), e cila përfshinte dispozita që lidhen me njohjen gjinore ligjore.
Pas përditësimit të procesit, personat transgjinorë nuk do të duhet më të sterilizohen para se të njihen ligjërisht me gjininë e tyre të vërtetë.
Përveç kësaj, nuk do të ketë nevojë që të jepen prova të trajtimit mjekësor, siç ishte propozuar në amendamentet e paraqitura nga Senati disa javë më parë. Të miturit e lirë gjithashtu do të jenë në gjendje të hyjnë në procesin e përditësuar.
Evelyne Paradis e ILGA-Europe, tha: “Urime për të gjithë komunitetin transgjinor në Francë dhe lëvizjen aktiviste që këmbënguli deri sa e arriti këtë ndryshim të thellë!
“Kjo është një shenjë e qartë progresi – një tjetër vend evropian ka shpëtuar nga praktika e turpshme e sterilizimit.”
Megjithatë, ligji nuk ngre një numër problematikash, mungon qasja në njohjen gjinore për të rinjtë transgjinorë, dhe nuk lejon njerëzit që të vetë-përcaktojnë gjininë e tyre. Kjo do të thotë se personat transgjinorë ende do të duhet të shkojnë në gjykatë që gjinia e tyre të njihet ligjërisht.
Evelyne Paradis vazhdoi: “Në Evropë, ka disa shembuj që Franca mund të ndiqte – Danimarka, Malta, Irlanda dhe, më së fundi, Norvegjia, të gjitha kanë zgjedhur të respektojnë integritetin trupor të personave transgjinorë dhe mundësinë e vetë-vendosjes.
“Fakti që Franca nuk ndoqi rrugën më progresive dhe humane është për të ardhur keq. Lufta do të vazhdojë për barazi të plotë dhe respekt për personat transgjinorë në Francë.”
Sophie Aujean, Zyrtare e Programeve dhe Politikave të larta në ILGA Evrope, gjithashtu reagoi ndaj ligjit të ri: “Ruben, një prej transgjinorëve që ndanë dëshminë e tyre si pjesë e një fushate video para votimit, e tha në mënyrë të përkryer:” … Një botë ideale, për aq sa më përket mua, do të ishte një botë ku nuk do ta gjykonim më njëri-tjetrin; ku ti lejonim njerëzit të jetojnë jetën e tyre ashtu siç duan ata vetë … ”
“Ndërsa ligji që u finalizua sot nuk është 100% i përkryer, ai është një hap i qëllimshëm ndaj botës ideale për të cilën foli Ruben.”
Franca ka bërë progres në barazinë e personave LGBT gjatë viteve të fundit, duke kaluar barazinë martesore në vitin 2013 pavarësisht protestave masive./A.A.