Fotot e shtazanisë së një çifti lezbikesh.Thjesht të mrekullueshme
Çifti i bëri fotot me një vit diferencë: Të parën në janar të vitit 2014 kur Vanessa Iris ishte shtatzënë me djalin e tyre Jax, dhe tjetrën në janar të vitit 2015 ndërsa Melanie priste vajzën e tyre Ero.
Edhe pse Roys i postoi fotot në Instagram dy muaj më parë, vetëm para dy javësh imazhet filluan të bëhen virale, pasi ato u shfaqën në disa faqe online LGBT – duke përfshirë dhe faqen e facebook-ut të një grupi avokues brazilian, ku kanë arritur mbi 150.000 pëlqime.
“Është çmenduri të shohësh se njerëzit po i referoheshin familjes sime si një frymëzim. Ne jemi ende të shokuara,” tha Melanie për The Huffington Post.
Mamatë shpresojnë se fotot e tyre krah-për-krah mund të shërbejnë si inkurajim për çiftet e tjera lezbike. Melanie thotë, “Vanessa dhe unë gjithmonë kemi thënë se do të na pëlqente të dyjave të lindnim fëmijë.”
“Trupi i gruas është i pabesueshëm. Mënyra se si krijon dhe rrit një tjetër qënie njerëzore është e mahnitshme. Ne shpresojmë se fotot tona janë ajo shenjë që disa gra mund të kenë nevojë për tu inkurajuar që dhe ato të lindin një fëmijë.”
Marrë nga: www.huffingtonpost.com