Fotoja e dy vajzave që përqafohen, tregon diçka me të vërtetë të rrezikshme
Ka disa vija që ju thjesht nuk duhet ti kaloni në Brazil.
Kjo foto e dy vajzave të përqafuara në një platformë treni ka bërë xhiron virtuale të botës – por jo për arsyen që mund të mendoni ju.
Përdoruesi i facebook-ut, Nelson Felippe e postoi foton në 7 prill. Nën të ai shkroi: “Çfarë bëjnë njerëzit në jetën e tyre private është problemi i tyre, por çfarë bëjnë në publik më intereson. Dhe unë refuzoj që të shoh një skenë të tillë dhe ta konsideroj si diçka normale.”
Felippe pastaj kërkon nga lexuesit e tij që të mendojnë për fëmijët: “Çfarë do të ndodhë në mendjen e një fëmije i cili e sheh këtë gjë çdo ditë”
“Fëmijët do të mendojnë se është normale që ta presin metronë në vijën e verdhë”, shton ai. “Prandaj, mos u bëni si ai djali atje. Ndiqni shembullin e vajzave. Prisni për metronë PAS vijës së verdhë”.
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje. Ja teksti i plotë i përkthyer:
Unë nuk jam paragjykues, mendoj se të gjithë duhet të bëjnë atë që duan me jetën e tyre. Por mendoj se është absurde që të jem i detyruar të dëshmoj një skenë si kjo.
Çfarë bëjnë njerëzit në privat është problem i tyre, por ajo që bëjnë në publik më përket edhe mua. Dhe unë refuzoj të shoh një skenë të tillë dhe ta konsideroj si diçka normale.
Unë nuk i uroj të keqen askujt, por këta njerëz duhet të jenë të kujdesshëm. Ata po sfidojnë traditat sociale, gjë që mund të jetë e rrezikshme. Po në qoftë se ndodh një tragjedi? Ose akoma më keq, dikush vdes. Kush duhet fajësuar? Unë?
Akoma më keq është shembulli që ju jepet fëmijëve.
Çfarë do të ndodhë në mendjen e një fëmije i cili e sheh këtë gjë çdo ditë? Fëmijët do të mendojnë se është normale që të presin metronë tek vija e verdhë. Prandaj, mos u bëni si ai djali atje. Ndiqni shembullin e vajzave. Prisni për metronë pas vijës së verdhë, dhe vetëm kalojeni atë pasi metroja ka bërë një ndalesë të plotë dhe ka hapur dyert e saj.
Rio de Janeiro ka parë atë që është thënë të jetë dasma më e madhe gej në vitin 2013 si dhe një nga paradat gej më të mëdha vitin e kaluar, por vendi ka parë edhe incidente anti-gej: Në vitin 2013, dy vajza janë rrahur dhe burgosur sepse u puthën në një koncert ungjillor, dhe në nëntor, një politikan fajësoi paradën e Krenarisë Gej për thatësirën.
Të shpresojmë se fotoja e Felippes i ka kujtuar disa brazilianë se çfarë është me të vërtetë e rrezikshme.
Marrë nga: www.huffingtonpost.com