FOTO/Michael dhe Donald, çifti i parë gej që martohet në Shqipëri
Foto kryesore Jutta Benzenberg
Michael dhe Donald janë çifti i parë që martohen zyrtarisht në Shqipëri. Ata janë qytetarë britanikë dhe sipas ligjit të tyre kjo gjë lejohet përsa kohë që ndodh në ambientet e përfaqësisë diplomatike britanike. Përpara shtetit shqiptar ata njihen zyrtarisht si çift i martuar.
Ceremonia u zhvillua në residencën e ambasadorit britanik Nicholas Cannon, i cili gjithashtu e drejtoi këtë ceremoni. Clare Masson, mikeshë e çiftit lexoi argumentin ligjor të përdorur nga gjykata në Massachusetts kur ky shtet u bë i pari në SHBA për të legalizuar martesat gej.
Kristi dhe Erjoni, qytetarë shqiptarë, miq të ciftit dhe aktivistë për LGBTI ishin dëshmitarët.