Flamuri i LGBT-së valëvitet para ambasadës amerikane në Shkup
Në ndërtesën e ambasadës Amerikane në Shkup, përveç flamurit të SHBA-së, është valëvitur edhe flamuri i LGBT-së. Ambasada shkruan në profilin e saj në Twitter se, i bashkohet kremtimit të Javës së Krenarisë në Maqedoni.
“Ne kemi vendosur flamurin e ylberit për të përkujtuar Javën e Krenarisë në Shkup”, shkruan Ambasada Amerikane në Shkup.
Java e Krenarisë ka nisur më datë 22 dhe përfundon më 27 qershor./albeu.com